Lajme
Vuçiç: Nuk do ta nënshkruaj kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se nuk do ta nënshkruajë kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Duke folur në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme të partisë së tij progresiste, ai konfirmoi vullnetin për të marrë pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Vuçiç shtoi se Serbia është ekspozuar vazhdimisht ndaj presioneve të mëdha nga perëndimi sa i përket çështjes së Kosovës dhe theksoi se ky presion do të vijojë edhe në të ardhmen.
“Nëse do të dilnim nga biseda, do të ishim fajtorët, prandaj ne duhet të marrim pjesë në dialog”, u shpreh presidenti serb. Ndër të tjera, ai lëshoi dhe kritika të ashpra në drejtim të ambasadorëve të huaj në vend duke theksuar se nuk do t’i marrë në konsideratë sa i përket vendimmarrjes. “Thelbi i drejtimit të një vendi është të marrësh vendime vetë”, përfundoi Vuçiç, shkruan AlsatM, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris











