Kosova
Vuçiq flet për (mos)dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë
“Nuk e kam marrë atë vendim edhe pse Kushtetuta ma lejon këtë. Unë shpresoj, dhe do të bëj çmos që të mos e marr atë vendim. Por kuptohet se nëse kombi ynë kërcënohet, kjo është detyra ime kushtetuese”
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ia ka bërë të qartë Federica Mogherini se me Serbinë nuk mund të luhet, sidomos pas situatës së djeshme në Kosovë
Ndërkaq, në të njëjtën kohë ka mohuar raportimet e medieve, se ka dhënë urdhër për dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë, përcjell Gazeta Metro.
Vuçiq ka thënë se me politikë të mençur ka arritur që ta mbajë qetësinë e serbëve në veri, porse nuk do të lejojë një ‘Stuhi’ të dytë për serbët.
“Kemi arritur të ruajmë gjakftohtësinë dhe të reagojmë në mënyrë të qetë. E kemi ruajtur paqen dhe nuk ua kemi lejuar (shqiptarëve) të na e marrin veriun”, ka thënë Vuçiq për RTS pas takimit me shefen e BE-së për politikë të jashtme.
Ai gjithashtu ka demantuar raportimet e medieve se dje kishte urdhëruar dërgimin e Ushtrisë së Serbisë në.
“Nuk e kam marrë atë vendim edhe pse Kushtetuta ma lejon këtë. Unë shpresoj, dhe do të bëj çmos që të mos e marr atë vendim. Por kuptohet se nëse kombi ynë kërcënohet, kjo është detyra ime kushtetuese”, ka thënë Vuçiq.
Këto deklarata, Vuçiqi i bëri në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Mogherinin.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit











