Kosova
Vuçiq lut bizneset nga Serbia të investojnë në “Kosovë e Metohi”
Presidenti i serb Aleksandër Vuçiq, i ka lutur biznesmenët e Serbisë qendrore për të shqyrtuar mundësitë për investim në bizneset e serbëve të Kosovës.
Vuçiq këtë deklaratë e ka dhënë para të pranishmëve në sallën e sporteve në Leposaviq, ku po marrin pjesë edhe ministra të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryetarë të komunave veriore, shkruan KALLXO.com, përcjell Albinfo.ch.
“Investoni edhe në ambientet shqiptare në Kosovë, bëni para” kështu ka deklaruar Vuçiq para të pranishmëve, ku u prezantuar edhe një panair i bizneseve në Leposaviq.
Presidenti serb ka përmendur edhe presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, duke thënë se: “Sa herë që kam nevojë për të, Erdogani me lajmërohet, e radha është që edhe unë atij t’i lajmërohem”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka thënë se e do veriun e Mitrovicës simbol dhe pasqyrë të Serbisë dhe serbëve.
“Dua që pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, si një lloj simboli, ta bëjmë si qytetin më të bukur serb. Kjo do të jetë pasqyrë e Serbisë dhe e serbëve”, ka deklaruar presidenti serb Vuçiq.
Potencialet turistike që ka Republika e Kosovës janë promovuar si kapacitete investuese gjatë vizitës së presidentit serb në Leposaviq, Aleksandër Vuçiq.
Një video të përmbledhura Novobërda, Trepça në Zveçan, Reviera e Deçanit, Shtërpca, turizmi në Brezovicë, Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë, janë promovuar para Vuçiqit, gjithmonë duke u promovuar si kapacitete investuese në Kosovë dhe Metohi.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë













