CH-Ballkani
Vuçiq: Për Gjermaninë, Kosova është e shqiptarëve
“Çfarë domethënë ajo që tha Merkel? Domethënë se ajo na përkufizoi ashtu që Kosova është shtet i pavarur”, tha Vuçiq.
Presidenti serb ka reaguar pas deklaratave të djeshme të kancelares Angela Merkel se kufijtë e Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm. Ajo këto komente i bëri gjatë vizitës së kryeministrit boshnjak. Gjermania tashmë “na përkufizoi” në momentin kur e pranoi Kosovën sovrane dhe të pandarë, tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq, si përgjigje ndaj pyetjes si ai sheh në qëndrimin e kancelares Angela Merkel se nuk ka ndryshim në kufijt e Ballkanit, raportoi Tanjug.
Vuçiq shprehu habinë se një pjesë e opinionit kishte kuptuar deklaratën e Merkel si porosi të re.
“Çfarë domethënë ajo që tha Merkel? Domethënë se ajo na përkufizoi ashtu që Kosova është shtet i pavarur”, tha Vuçiq, duke shtuar se njerëzit atë duhet ta kenë në mendje.
“Ata të cilët i gëzohen deklaratës së saj duhet të dinë se për Merkel, si dhe për tërë botën, me përjashtime të vogla, të gjithë e konsiderojnë Kosovën si një territor gjithëpërfshirës, sovran dhe të pandashëm dhe se ky territor u përket shqiptarëve”, shtoi ai.
Sipas tij, “vetëm nga këndvështrimi ynë ekziston pyetje – e kujt është Kosova?
“Nga pikëpamja e tyre, ajo është punë e kryer”, tha Vuçiq.
Kosova njihet nga mbi 110 shtete, mes tjerash nga shumica e BE-së dhe NATO-s. Shtetet më të mëdha që nuk e kanë njohur Kosovën janë Rusia, Kina dhe Spanja në BE.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?












