Kosova
Vuçiq thotë në Mitrovicë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës
Në mbyllje të vizitës së tij dyditore në Kosovë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por as nuk do të nxisë luftë e konflikt në Kosovë.
Ai, para qytetarëve serbë të tubuar në Mitrovicën Veriore, i ka falënderuar ata për, siç tha, “mbajtjen dhe mbrojtjen e ekzistencës serbe në Kosovë”.
“Ju them se ata që e thonë se unë duhet ta pranoj pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij, krejt për çka ai po angazhohet është një zgjidhje kompromisi dhe zgjidhje paqësore. “Kur ju thonë se dua ta ndryshoj kufirin, nuk po jua thonë të vërtetën”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë ka folur për dialogun dhe tha se Kosova dhe Serbia nuk janë as afër arritjes së një marrëveshjeje.
“A kemi ndonjë projekt-zgjidhje në Bruksel? Jo, ne nuk jemi as afër saj. Por për herë të parë më duket se ne e dimë mirë se duhet të flasim dhe së paku të përpiqemi që marrëdhëniet tona të funksionojnë”, ka deklaruar Vuçiqi.
Vuçiq tha se ka sjellë me vete plane konkrete për investime në dhjetë komunat e Kosovës të banuara me shumicë serbe.
Ai ditën e dytë të vizitës e ka nisur me një shëtitje në lagjen e quajtur “Lugina e Diellit”, që përfshin një projekt të Qeverisë së Serbisë për ndërtimin e 300 shtëpive për kthimin dhe strehimin e rreth 1 mijë e 500 banorëve serbë të zhvendosur, e më pas ka vënë kurora me lule te vendi ku është vrarë Oliver Ivanoviqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë











