Opinione
Vullneti i diasporës po injorohet ndërsa xhepi i saj, jo!
Vullneti i mërgimtarëve po injorohet totalisht. Përderisa xhepi ynë nuk injorohet (pasi që dihet se 30% e buxhetit të Kosovës mbushet brenda 3 muajve të verës...
Diaspora, edhe në këto zgjedhje parlamentare (si zakonisht) do të anashkalohet. Realisht, vullneti i mërgimtarëve po injorohet totalisht. Përderisa xhepi ynë nuk injorohet (pasi që dihet se 30% e buxhetit të Kosovës mbushet brenda 3 muajve të verës, apo rreth 700 milionë €uro në vit).
A kanë mundur të bëjnë më shumë vendimmarrësit politikë e institucionalë në Kosovë që të na mundësojmë votimin? Po. Kanë mundur. Edhepse dihet se zgjedhjet e parakohshme i detyrojnë Komisionet Zgjedhore të marrin vendime e veprime të përshpejtuara. Por, pasi që deri tash në 22 shtete në botë kam qenë i involvuar në fushata parazgjedhore ose monitorim të zgjedhjeve, e di fare mirë se kanë mundur të bëjnë më shumë.
- Kanë pasur mundësi të bashkëpunojnë me IOM (Organizata Botërore për Migrim). Kështu psh ka votuar në Suedi diaspora nga Iraku këtu.
- Ditën e zgjedhjeve ose një javë përpara, hapjen e dyerve të ambasadave, konsullatave e qendrave të kulturës qe sponsorizohen nga qeveria e Kosovës.
- Shfrytëzimin e regjistrit të Ministrisë së Diasporës ku figurojnë rreth 400 000 persona me prejardhje nga Kosova.
- KQZ duhet ta kishte një kanal të drejtpërdrejtë të komunikimit me diasporën. Konkretisht një E-mail adresë, një numër telefoni, një personel që enkas vlen vetëm për diasporën. Pse nuk e kanë bërë këtë?
- Posta në Kosovë nuk funksionon si duhet. Çdokush e di se 2-3 muaj një letër vonohet nga Evropa Perëndimore ne Kosovë. E votimi me postë është qasje jo serioze.
Përfundimisht, kanë mundur të mësojnë nga eksperiencat e vendeve të tjera me diaspora të mëdha p.sh. Kroacia etj. Por, ndoshta Prishtinës zyrtare i ka penguar e ju i pengon truri i diasporës?
– A do të mësojnë vendimmarrësit në Prishtinë nga gabimet/mangësitë e veta tash e t`i përmirësojnë ato deri në tetor/nëntor kur planifikohet të mbahen zgjedhjet lokale/komunale? – Ta shohim. Por, po dyshoj. Shpresoj se e kam gabim. Por, për ndryshime pozitive kurrë nuk është vonë.
- Ky është një opinion i autorit dhe jo patjetër pasqyron qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” Ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI akuzon Altmanin për sjellje kontradiktore, ndërsa gjyqi po hyn në javën... -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars” -
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













