Kosova
VV në Cyrih thërret diasporën të marrë pjesë masive në zgjedhje
Deputeti Dardan Molliqaj është shprehur se ata nuk mund të premtojnë se Kosovën do ta bëjnë si Zvicra por ka thënë se do të punojnë që Kosovën ta bëjnë shtet ashtu si duhet të jetë një shtet
Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet e 22 tetorit edhe në Zvicër. Në lokalin “Labor Bar” në qytetin e Cyrihut drejtuesit e kësaj partie kanë thënë se një nga mundësitë më të mira për ta ndihmuar mërgatën nga ky vend është krijimi i një avio-kompanie shqiptare.
Kreu i VV-së, Visar Ymeri, ka thënë se ata e mbështesin idenë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta krijuar një avio-kompani shqiptare e cila do ta ndihmonte në masë të madhe mërgatën dhe, sipas tij, kjo do të zgjidhte problemin me bileta me çmime të larta.
Drejtuesit e VV-së u kanë bërë thirrje të pranishmëve që të votojnë në mënyrë masive në zgjedhjet lokale të Kosovës sikurse në zgjedhjet e 11 qershorit edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Deputeti Dardan Molliqaj është shprehur se ata nuk mund të premtojnë se Kosovën do ta bëjnë si Zvicra por ka thënë se do të punojnë që Kosovën ta bëjnë shtet ashtu si duhet të jetë një shtet.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar Ndërsa, në përgjithësi, diaspora zvicerane vazhdoi të rritet në vitin 2025, ka një rënie të ndjeshme... -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga












