Kosova
“WE LOVE ALBANIA” po vjen me festivalin më të madh shqiptar në Evropë
“We Love Albania” do të organizojë festivalin më të madh me artistë shqiptarë të mbajtur ndonjëherë në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Ky festival do të organizohet në një arenë impozante me kapacitet prej prej 12 mijë e 500 personash dhe do të mbahet në Maimrkt Halle në Mannheim. Kujtojmë se herën e fundit ishin 7500 persona.
“We Love Albania” nuk ka kursyer asnjë shpenzim që ky festival të jetë një spektakël i vërtetë, andaj gjithë komuniteti shqiptar duhet të nxitojë që të sigurojë një biletë dhe të kenë kujtimin më të mirë gjithë jetën.
Biletat do të dalin në shitje nga data 22 shkurt të këtij viti dhe çmimi do të jetë prej 30 eurosh, mund të themi simbolik, duke pasur pararysh super eventin që do ta kenë mundësi ta shohin.
Siguroni sa më shpejt një bieletë dhe bëhuni pjesë e një eventi që do ta kujtoni gjithë jetën tuaj, dhe pa dyshim do të argëtoheni në maksimum.
We Love Albania bën historinë dhe krenar gjithë komunitetin shqiptar në Gjermani, por jo vetëm.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të kompanisë:
Më datë 10 qershor
Me këtë postim duam t’ jua ëmbëlsojmë sadopak mëngjesin.
Pritja më në fund ka marrë fund.
Të shtunën, më 10 qershor 2023, WE LOVE ALBANIA do të krijojë një vendndodhje të re së bashku me ju.
Jemi për herë të parë dhe ekskluzivisht në një nga sallat më të mëdha në Gjermani, më saktë, në MAIMARKT HALLE në MANNHEIM.
Pse zgjodhëm Mannheimin?
Përveç faktit që lokacioni është pothuajse i përsosur për formatin tonë, ne po akomodojmë komunitetin tonë për herë të parë në këtë format të madh. Duke qenë se ne presim mysafirë nga e gjithë Evropa në festivalet tona dhe sigurisht shumica nga Gjermania (Baden-Württemberg, Hesse, NRW), ne gjithashtu dëshironim të shkurtonim udhëtimin për ju në të njëjtën kohë.
Ne po rritemi vit pas viti, gjithnjë e më shumë, dhe hyrja në këtë arenë është një moment historik i ri.
Kapaciteti i kësaj arene është 12500 persona, duke e bërë këtë festivalin më të madh shqiptar në Evropë.
Ne ishim në gjendje të siguronim ‘kremin e kremës’ për këtë SPEKTAKËL. Ne nuk kursyem asnjë shpenzim apo përpjekje që ky MEGA HLIGHT të ripërcaktojë pikën referuese për ngjarjet shqiptare.
Për shkak të viteve të shkëlqyera dhe festivaleve të paharrueshme në të kaluarën, ky hap është absolutisht i duhuri. Ne duam që e gjithë Gjermania të dijë se çfarë ka arritur komuniteti shqiptar, çfarë mund të arrijë komuniteti shqiptar.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












