Futboll
Werder, komunikatë zyrtare për Rashicën
Sulmuesi i Kosovës mund të mungojë gjatë
Sezoni ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Milot Rashicën. Sulmuesi i “Dardanëve” është lënduar të shtunën kundër Fortuna Düsseldorf. Ai ka probleme me kofshë dhe, sipas Kicker, ka shqyer muskulin, çka do të thotë se mund të mungojë gjatë.
Nuk ka nisur aspak mirë edicioni i ri për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. Ai është lënduar në ndeshjen e parë në Bundesliga për sezonin 2019/20.
Miloti u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 65’ për shkak të një problemi në kofshë, ndeshje të cilën e humbi 1-3 Werderi nga Fortuna Düsseldorf.
Këtë e ka konfirmuar edhe klubi përmes llogarisë zyrtare në “Twitter”, duke treguar se testet e tjera në ditët në vazhdim do të tregojnë për shkallën e dëmtimit. Megjithatë, sipas Kicker, nuk bëhet fjalë për një lëndim të lehtë.
Kicker raporton se 22-vjeçari i Kombëtares së Kosovës mund ta ketë shqyer muskulin në kofshë, çka do të thotë se mund të mbesë jashtë fushave për disa muaj.
Sido që të jetë, gjithçka do të mësohet, siç raporton Werder, pas testeve të tjera mjekësore që Rashica do të bëjë gjatë javës së ardhshme dhe shpresojmë të jetë vetëm një tërheqje muskulore, që do ta mbante atë jashtë 3 der 4 javë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











