Futboll
Milani nuk heq dorë nga Rashica
Skuadra e Milanit nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Kosovës, Milot Rashica. “Calciomercato” ka raportuar të enjten se skuadra nga Serie A po synon që në fund të këtij edicioni të sigurojë shërbimet e Rashicës.
Mësohet se Milani së shpejti do të nisë negociatat me Werder Bremenin në lidhje me çështjen e 24-vjeçarit, për të cilin ekipi gjerman po kërkon të paktën 15 milionë euro dëmshpërblim. Rashica pritet të largohet nga Werderi këtë verë pasi ekipi gjerman nuk e liroi atë në dy afatet e fundit kalimtare. Ai ka kontratë me Werderin deri në vitin tjetër, kurse këtë edicion ka pasur telashe me lëndime dhe ka dhjetë paraqitje e dy asistime në të gjitha garat.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane















