Lajme
WhatsApp vjen sërish me risi
Platforma popullore e mesazheve nga Meta, WhatsApp, së fundmi ka prezantuar një veçori të re që lejon përdoruesit të bllokojnë mesazhet e padëshiruara direkt nga ekranet e tyre.
Ky përditësim synon të luftojë përhapjen e mesazheve të padëshiruara dhe t’u japë përdoruesve kontroll më të madh mbi to.
Kjo për faktin se mesazhet e padëshiruara prej kohësh kanë qenë shqetësim për rrjetet si WhatsApp.
Por, me përditësimin e fundit, rrjeti social ka për qëllim përmirësimin e privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve të tij.
Funksioni i ri u mundëson përdoruesve të identifikojnë dhe të bllokojnë mesazhet pa pasur nevojë të kalojnë në aplikacione të tjera.
Tashmë WhatsApp tregon një shënim paralajmërues poshtë kontaktit të çdo numri të panjohur. Ky shënim pasohet nga opsionet për ta regjistruar, bllokuar, ose raportuar atë.
Bëhet e ditur se WhatsApp së shpejti pritet të mbështesë edhe mesazhet ndërplatformë, të cilat do të lejojnë shkëmbimin e mesazheve me përdoruesit e platformave të tjera.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Vdes 29 vjeçari në vendin e punës Një punëtor ndërtimi 29-vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit të autostradës në Giswil, Obwalden... -
Një alpinist vdes në aksident në Matterhorn -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026













