E-Diaspora

Wildlife Albanian Photographer, ftesë publike për bashkëpunim

Miq të dashur, duke ju falenderuar të gjithë juve që na keni kontaktuar për të na mbështetur, ju bëjmë me dije se kemi shtuar edhe disa pika të tjera ku mund të bashkëpunojmë:

  1. Kërkojmë ndihmë për printime të ndryshme, fotografi, posterë, grafika në permasa të mëdha, të cilat do të vendosen nëpër qendrat e qyteteve të ndryshme si një formë sensibilizimi i mëtejshëm për faunën.
  2. Na vëni në kontakt me administratorë të institucineve të ndryshme ku mund të bashkëpunojmë duke ekspozuar fotografitë e bukura të faunës.
  3. Dëshirojmë të japim leksione të shkurtra nëpër shkolla për rëndësinë e mbrojtjes së faunës nëpërmjet fotografisë së jetës së egër.
  4. Ju lutemi, na informoni në lidhje me zbulimin e individëve të faunës, ku më pas ekipi ynë do të vijë të fotografojë.
  5. Kemi nevojë për mbështetje në lidhje me kërkesën për pajisje me pasaportat e Republikës së Shqipërisë për Arian Mavriqin, Granit Hysenin dhe Besnik Jakupin, shtetas të Republikës së Kosovës.
  6. Kërkojmë ndihmë nga ‘Website designers’ për të ndërtuar faqen e internetit të WAPH.
  7. Dëshirojmë të bashkëpunojmë me miq që e njohin mirë gjuhën e shkruar, si shqipe, ashtu edhe të huaja.
  8. Kërkojmë ndihmën tuaj në lidhje me përdorimin e fotografive tona në pullat postare.
  9. Jemi të hapur të kooperojmë me gazeta dhe media për botimin e artikujve të ndryshme në lidhje me promovimin e faunës sa i përket kontributit që po japim.
  10. Pa humbur kohe, i bëjmë thirrje të fortë fotografëve seriozë të na bashkohen në këtë zhanër të fotografisë për një ballafaqim të mëtejshem në formë garash, sa cilësore, aq edhe dashamirëse me fotografët e Ballkanit.
  11. Kërkojmë bashkëpunim me kompani private, organizata apo institucione të larta shtetërore, që të na dëgjojnë thirrjen për mbështetje financiare në lidhje me posedimin e tri kamerave dhe tri lenteve, mbështetje kjo shumë e rëndësishme për vazhdimin e dokumentimit cilësor të faunës në trojet shqiptare, ashtu siç kemi bërë deri tani (siç e dini aksidentet e pajisjeve janë të pashmagshme dhe nevoja për zëvendësimin e tyre është e domosdoshme).
  12. Mirëpresim ide të tjera tuaja për bashkëpunime të mëtejshme me qellim të mbrojtjes së faunës.

Ata që kanë mundësi per të na mbështetur mund të na kontaktojnë në këtë email: [email protected]

Wildlife – Albanian Photographers Manifesto

Misioni i shoqatës Wildlife – Albanian Photagraphers, me qëndër në Kosovë, është bashkëpunimi i të gjithë fotografëve shqiptarë të zhanrit fotografik të jetës së egër, kudo ndodhen nëpër botë, me përqëndrim fotografimin brënda territorit të trojeve shqiptare, për mundësimin e dokumentimit dhe mbrojtjes së faunës si asnjëherë më parë, për nga cilësia e t…ë fotografuarit dhe paraqitjes artistike.

Dimensionet udhëzuese në mbështetje të këtij misioni janë:

Dimensioni Tekniko-Artistik!

Fotografia jo rrallë lëkundet mes dy planesh këndveshtrimi, atë të vetëdijes dhe pavetëdijes, atë të reales dhe sureales, atë të teknikës dhe artistikes. Nga kjo prespektivë, shkrepja e fotografisë së këtij zhanri, duhet pozicionuar dhe kuruar në dy plane, atë teknik dhe atë artistik.

Në planin e parë kërkohet që fotografia ta paraqes subjektin e inkuadruar kristalisht qartë për të pasqyruar realisht çdo detaj përbërës dhe përshkrues të subjektit në objektiv, e si rrjedhojë bën të domosdoshme njohjen e teknikave të posaçme për realizimin e fotografisë së këtij zhanri, përfshirë këtu edhe pajisjet dhe instrumentet e nevojshme për arritjen e këtij qëllimi në një nivel sa më të lartë.

Në planin e dytë, kërkohet që shkrepjes së fotografisë ti paraprijë tendenca e një prurjeje artistike të subjektit që tenton përcjelljen estetike dhe emocionale të fotografit. Ky këndvështrim gjithashtu trajtohet si parësor pasi në të gjendet zanafilla e vetë shkrepjes së fotografisë. Kjo e fundit nisë me perceptimin e syrit të lirë të fotografit dhe zhvillohet me dëshirën e konkretizimit të këtij përceptimi fillestar nga shkrepja deri në realizimin dhe paraqitjen përfundimtare të sajë. Ky plan na njeh jo vetëm me subjektin e fotografuar dhe teknikën e përdorur por edhe me idenë, stilistikën dhe tendencat artistike të fotografit.

Dimensioni Mjedisor!

Element themelor në fotografinë e jetës së egër duhet të jetë respekti dhe dashuria për faunën dhe ekosistemin e saj në tërësi. Ky element duhet të udheheqë ambicien e fotografit dhe vetëdijshëm ta kushtëzoje atë, që në përdorimin e kujdesshëm të lenteve të pershtatshme telefoto e deri në mbajtjen e distancës së duhur prej shpendit apo gjitarit në objektiv, me qëllim moscenimin e sjelljes së tyre të natyrshme brenda habitatit të vet. Po ashtu, për çdo shpërndarje informacioni mbi venndodhjen e një habitati duhen marrë parasysh pasojat e dëmshme te mundshme, e si rrjedhoje parandalimi i tyre. Informimi dhe studimi i sjelljes së kafshëve të egra është një detyrë tjetër me shumë rëndësi që i bashkangjitet këtij elementi, pasi vetëm në këtë mënyrë fotografi fiton dhe ushtron sensibilitetin e duhur ndaj mjedisit dhe e trajton atë me përkushtimin e duhur.

Dimensioni Edukativ!

Fotografët e jetës së egër janë ndër fotografët më të vlerësuar në botë. Prurja e imazheve të kafshëve dhe shpendëve në habitatin e tyre natyror është thelbësore në avancimet shkencore dhe ato arsimore në ktë fushë. Nga ky aspekt, Wildlife – Albanian Photographers përpiqet të edukojë në masë e gjerësist mbi rëndësinë dhe ndikimin e drejtëpërdrejtë e jetës së egër ndaj një ekosistemi të balancuar. Motoja jonë është pikërisht një reflektim i mirëinformuar mbi jetën e egër me qëllim mbrojtjen e saj. Shpresojmë të ndikojmë kryesisht tek brezi i ri i adhuruesëve të natyrës duke aspiruar një bote më një habitat më të pasur, më të kultivuar, dhe të sigurtë për individët e faunës.

Dimensioni i Unitetit!

Bashkimi i të gjithë fotografëve shqiptarë të jetës së egër në ktë mision pozitiv, sa natyralist e paqësor në tërësi aq edhe kombdashës, i zhveshur nga çdo përfshirje politike apo interesa të njëanshme, natyrshëm then çdo kufi të kushtëzuar dhe forcon unitetin tonë etnik, në nivel ndërkombëtar.

Dimensioni Filozofik!

Teoria eudiimoniste e Stoicizmit, thotë se kulmi i përpjekjes njerëzore ose “fundi” është Eudaimonia, që do të thotë “lumturia” ose “lulëzimi”.

Është pikërisht kjo filozofi që frymëzon misionin e “Wildlife – Albanian Photographers” ndërtuar në dy shtyllat e saja bazë, Virtytin dhe Disiplinën.

Në raport me fotografinë e jetës së egër, virtyti apo të qënurit i virtytshëm aplikohet në të gjitha proceset e përpikta të realizimit hap pas hapi të kësaj fotografie të cilat bëjnë të mundur një shkrepje të vetme. Të qënit të virtytshëm është një qasje racionale dhe e nevojshme drejt përmbushjes së një misioni të tillë, dhe nuk mjaftohet vetëm me të qenurit fotograf i këtij zhanri por shtrihet edhe në përkatësitë e tjera shoqërore, sociale, profesionale, dhe atë qytetare.

Disiplina në të njëjtën kohë aplikohet në të studiuarin e këmbëngulshëm dhe përditësimin e vazhdueshëm, që realizimi i këtij misioni kërkon, pa hequr dorë.

Stoikët besonin se përparimi drejt këtyre qëllimeve fisnike është jo vetëm i mundur porse përbën gjithashtu një urgjencë domosdoshmërie drejt “lumturisë”.

Këto dimensione udhëheqin aspiratën dhe mendësinë e shoqatës Wildlife – Albanian Photographers drejt dokumentimit, mbrojtjes dhe prurjes artistike të faunës shqiptarë nëpërmjet artit të fotografisë së jetës egër

 Cili është misioni i Wildlife – Albanian Photographers?

Misioni i këtij grup fotografie të jetës së egër, me qendër në Kosovë, është bashkëpunimi i të gjithë fotografeve shqiptarë të këtij zhanri, kudo që ndodhen nëpër botë, për të përqendruar vëmendjen tek fotografimi në trojet shqiptare, për mundësimin e dokumentimit dhe të mbrojtjes së faunës sonë në cilësinë më të lartë të mundshme. Për reali…zimin e këtij qëllimi jemi të hapur të bashkëpunojmë ngushtësisht me studiuesit përkatës për një punë përfundimtare sa më profesionale.

Njëkohësisht, aspirata jonë si fotografë është të krijomë një koleksion fotografie model të jetës egër, ku, nëpërmjet postimeve të përditshme dhe nismave të ndryshme, të transmetojmë artistikisht mesazhin e ndërgjegjësimit te bashkatdhetarët. Po ashtu, nëpërmjet fotove të këtij grupi aspirojmë të krijojmë një shembull ndjekës të cilësisë të “National Geographic” në territorin e Ballkanit e më gjërë.

What is the mission of Wildlife – Albanian Photographers?

The mission of this wildlife photography group, based in Kosovo, is the collaboration of all Albanian photographers of this genre, wherever they are around the world, to focus their attention on photography in the Albanian territories, to enable documentation and protection of our fauna with the highest possible quality. To accomplish this goal, we are open to cooperate closely with the relevant researchers for a more professional final work.

At the same time, our aspiration as photographers is to create a wildlife model photography collection where, through daily posts and various initiatives, we convey the message of awareness to our compatriots. Also, through the photos of this group, we aspire to create a follow-up example of the quality of “National Geographic” in the Balkans and beyond

Nismat e realizuara:

Wildlife – Albanian Photographers ne bashkepunim me Fondacioni per mbrojtjen e te drejtave te kafsheve, ne promovim te dites nderkombetare te shpendve migrues do te realizoje ekspoziten fotografike “Shpendet Migrues” ne ambientet e godines se EU Information and Cultural Centre ne Prishtine me 14 Tetor, 2019.
Ekspozitë fotografike e realizuar ne ambjentet e Ambasades se Kosoves ne Angli me daten 22 Shtator 2019.
Wildlife – Albanian Photographers në bashkepunim me Drejtorin artistik të aktivitetit festiv “ZA festival” Vlashent Sata, realizuan ekspozitën fotografike “Albanian Wildlife” në Theth, Shkodër gjatë datave 2-3-4 Gusht 2019.
Wildlife – Albanian Photographers në bashkëpunim me shoqaten ‘Taraboshi Shkodër’ prezantuan ekspozitën fotografike “Albanian Wildlife” ne qytetin e Shkodërs me 17 Korrik 2019.
Ekspozitë fotografike e realizuar ne ambjentet e Ambasades se Kosoves ne Tirane me daten 8 Korrik 2019.
Ekspozitë fotografike e realizuar nga bashkëpunimi mes Ministrin e Mjedisit dhe Palnifikimit Hapsinor së Kosovës dhe Komunës së Kamenicës, në ditën e biodiversitetit, 22 Maj 2019.
Ekspozitë fotografike e realizuar nga bashkëpunimi mes Ministrin e Mjedisit dhe Palnifikimit Hapsinor së Kosovës dhe organizatës ‘Let’s Do It Kosova’ në ditën e tokes, 22 Prill 2019.
Ekspozita fotografike në Aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, 20 Dhjetor 2018.
Ne nentor 2018, Ambasada e Kosovës në SHBA, nën përkujdesjen e ambasadores Vlora Çitaku, ne promovim te faunes dhe mbeshtetje te perpjekjeve tona, i stolisi ambientet e ambasades me disa kanavaca, shkrepje te fotografeve te Wildlife – Albanian Photographers.
Ekspozitë fotografike në bashkëpunim me organizatat vendore në ditën Botërore të Shpendëve Migrues, në Prishtinë, 13 Tetor 2018.
Ekspozita fotografike “Albanian Wildlife” e zhvilluar në Divjake-Karavasta, 29 Qershor 2018, e para në llojin e vet

Cilat janë rregullat e postimit në këtë grup?

Mund të postohen fotografi të të gjithë individëve të jetës së egër, qartësisht të perceptueshme, të tillë si: zvarranikë, peshq, amfibë, shpendë, gjitarë, si dhe jovertebrorë të ndryshëm. Kafshët e kopshteve zologjike, ne kaptivitet dhe ato shtëpiake nuk i përfshijmë në këtë kategori fotografie.
Çdo fotografi që postoni duhet të jet e shkrepur nga j…u si dhe e shoqëruar me informacionin përkatës: lloji (nëse nuk e dini, shënoni “i panjohur”), vendin dhe kohën kur është bërë fotografia.
Duke qënë se fotot tona po observohen me lupen e cilësisë për printime në libra, revista, ekspozita etj, do behet kujdes në aprovimet e fotografive në grup, pasi çdo foto e juaja do analizohet dhe mund të jetë pretendente për botime të mëtejshme. Me pak fjalë, kërkohet cilësi nga çdo foto e jona.
Fotot e kafshëve ose të shpendëve të abuzuara, plagosura apo të ngordhura nuk do të lejohen si dhe ju lutemi limitoni postimet tuaja deri në tre në ditë.

Këto të dhëna mund t’i gjeni edhe në këtë faqe:

https://www.facebook.com/wildlifealbphotographers/photos/oa.458053298165344/122729022503722/?type=3&theater&ifg=1