Lajme
Winterthur: Sekuestrohen armë gjatë bastisjes së një grupi neonazist
"Në një aksion të orientuar ndaj personave të dyshuar se kultivojnë ide të ekstremizmit të krahut të djathtë dhe duan t`i përhapin ato, janë sekuestruar disa armë zjarri"
Policia e Kantonit të Cyrihut dhe policia e qytetit të Winterthurit kanë realizuar të mërkurën dy bastisje të shtëpive në një mjedis neo-nazist në Winterthur, shkruan srf.ch.
“Në një aksion të orientuar ndaj personave të dyshuar se kultivojnë ide të ekstremizmit të krahut të djathtë dhe duan t`i përhapin ato, janë sekuestruar disa armë zjarri”, shkruan policia e kantonit në një komunikatë të saj.
Sipas informacionit, në shënjestër të aksionit ishin dy zviceranë të moshës 19-vjeçare, transmeton albinfo.ch. Policia e kantonit të Cyrihut është duke vazhduar hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin.
Vetëm pak ditë më parë, gazeta “Tages-Anzeiger” ka raportuar për një student 19-vjeçar të artit, i cili është shfaqur në internet me emrin Eszil si udhëheqës i grupit neo-nazist të Winterthurit me emrin “Eisenjugend Schweiz” (Rinia e hekurt, Zvicër).
Ndër të tjera, në raportimin e gazetës një mik i fëmijërisë i ekstremistit të krahut të djathtë është cituar të ketë thënë: “Ai më ka treguar koleksionin e tij të e armëve. Një kallashnikov, dy karabina, dy pistoleta. Po kështu ai mbante edhe municion në shtëpi. Të gjitha këto të ligjshme, me licencë për armë”.
“Aksioni ishte rezultat i hetimeve që kanë rrjedhur në një periudhë të gjatë kohore”, thuhet në komunikatën e policisë, përcjell albinfo.ch.
“Por, aktualisht nuk mund të ofrohen informacione të mëtejshme në lidhje me kohën ose procedurën e ndjekur taktike”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua














