E-Diaspora
Xeni në vendin e katërt në top listat muzikore në Zvicër
Reperi shqiptar Shkëlzen Kastrati –Xeni është duke ndërtuar karrierë të suksesshme në Zvicër. Albumi i tij debutues me titullin “Ich gäge mich” është renditur në vendin e katërt të listave të shitjes në Zvicër.
Për këtë album djaloshi 25 vjeçar ka punuar që tri vite. “Është një album shumë personal i cili flet për të kaluarën time., në të cilin jam futur shumë brenda tij dhe kam investuar shumë” shprehet Xeni për “20min”, transmeton “albinfo.ch”.
Por puna e tij tashmë është shpërblyer. Albumi “Ich gäge mich” aktualisht gjendet në vendin e katërt të listave zyrtare në Zvicër. Për këtë sukses edhe ai vet është paksa i befasuar. “Është fantastike kjo” thotë ia. Për këtë arritje Xeni i cili jeton në Cyrih falënderon kompaninë menaxhuese “iGroove”.
Ndërkohë, derisa albumi po ngjitet majeve të listës, Xeni ka filluar përgatitjet për albumin e dytë dhe shumë koncerte të ndryshme në Zvicër.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit Përballë mungesës së personelit të kualifikuar, Parlamenti i Zvicrës ka miratuar rikthimin në shërbim të ish-ushtarëve.... -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë”













