Maqedonia
Xhaferi në Bruksel, takohet me eurodeputetët
Xhaferi: Integrimi evropian mbetet në fokus të Qeverisë
Sot, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në Bruksel ka takuar eurodeputetët Ilhan Kjuçuk, Tonino Picula, Tineke Strik dhe Karlo Resler. Në delegacionin qeveritar që e kryeson Kryeministri Xhaferi janë edhe zëvendësi i parë i kryetarit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përcjell albinfo.ch.
Në takim u shkëmbyen mendime për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për politikat e Qeverisë në prag të zgjedhjeve të dyfishta në vend, si edhe për aktivitetet e Qeverisë që rrjedhin nga përgatitjet për realizimin e suksesshëm të Planit për rritje.
Në vizitën e tij të parë në Bruksel si Kryeministër, Xhaferi para eurodeputetëve theksoi se Qeveria në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë, përkushtim dhe në afatin kohor për të zbatuar të gjitha proceset dhe obligimet që dalin nga negociatat e nisura për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në drejtim të integrimit të përshpejtuar evropian.
Eurodeputetët, të cilët u takojnë grupeve të ndryshme politike, e uruan Xhaferin për postin e Kryeministrit, duke e theksuar mbështetjen e fuqishme për Maqedoninë e Veriut në zbatimin e proceseve reformuese dhe anëtarësimin në BE.
Kryeministri Xhaferi theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i vendit, për të cilin ekziston mbështetje e lartë te qytetarët. Në takim u shkëmbyen mendime për Planin e rritjes, i cili ka rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut, në drejtim të përparimit ekonomik, hapjes së vendeve të reja të punës, përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, si dhe mundësinë që kompanitë nga shteti të kenë qasje në pjesë të tregut të përbashkët të BE-së përpara anëtarësimit.
Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, falënderoi euro deputetët për mbështetjen e tyre për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që është prioritet dhe pikërisht për këtë Kryeministri për këshilltar të vetë të jashtëm e angazhoi Ivo Vajgllin i cili me përvojën e tij të çmuar do të kontribuojë në përshpejtimin e rrugës evropiane. Kryeministri kërkoi mbështetje të mëtejshme nga euro deputetët në përforcimin e bashkëpunimit dhe prezencën e përfaqësuesve të vendit tonë në Parlamentin Evropian.
Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orësh. Votimi nuk dihet ende kur do të bëhet.
Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy të tretat e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.
Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.
Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve të tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vjetësh, më 19 korrik të vitit 2022, filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












