Futboll
Xhaka dëshiron trofeun e Ligës së Evropës
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kanë mundësi sonte të fitojnë një trofe evropian me Arsenalin
Sonte nga ora 21:00, do të zhvillohet finalja e Ligës së Evropës, mes skuadrave londineze, Chelsea dhe Arsenal. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.
Granit Xhaka dëshiron të fitojë këtë trofe, të parin evropian për Arsenalin, si dhe edicionin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve, shkruan albinfo.ch.
“Ne duhet të jemi në Ligën e Kampionëve. Ne nuk kemi luajtur aty për dy vite, prandaj duhet të jemi patjetër sezonin e ardhshëm. Të gjithë: lojtarët, tifozët, klubi; duam të luajmë kundër rivalëve më të mirë. Dhe skuadrat më të mira janë në Ligën e Kampionëve. Ky trofe na mundëson shkuarjen në Ligën e Kampionëve. Do të ishte mirë të fitojmë për tifozët tanë”, deklaroi Xhaka.
Ky trofe është i rëndësishëm sidomos për tifozët. “Ne duam të bëjmë gjithçka për të marrë një trofe për tifozët, për ne. Chelsea dëshiron të fitojë në Ligën e Evropës”, është shprehur mesfushori shqiptar.
Ai foli edhe për trajnerin Unai Emery. “Nëse vini në një klub që është udhëhequr për 22 vjet nga një trajner, ju duhet të ndryshoni jo pak gjëra, por të mëdha dhe nuk është aq e lehtë. Nëse e shihni sezonin e tij të parë, ishte e mirë, sipas mendimit tim, dhe nëse mund të fitoni një trofe dhe të ktheheni në Ligën e Kampionëve, atëherë mendoj se është sezoni i përsosur. Nëse e shihni klubin, ne duhet të jemi në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Xhaka.
Pjesë e Arsenalit është edhe Shkodran Mustafi. Gjithashtu edhe mbrojtësi shqiptar është shprehur se do të mundohen të fitojnë këtë trofe me ‘Topçinjtë’.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në














