Futboll
Xhaka ia dedikon fitoren e Arsenalit Ozilit dhe Kolasinacit
Granit Xhaka ia ka dedikuar fitoren 1-0 të Arsenalit kundër Neëcastle në ndeshjen e parë të Premier Ligës, dy lojtarëve që munguan, Mesut Ozil dhe Sead Kolosinac
Të premten, Gunners lajmëruan që dy lojtarë të tyre nuk do të udhëtojnë për në St James Parkls për shkak të asaj që klubi i ka quajtur “incidente të sigurisë” të cilat janë duke u hetuar nga policia.
Kjo u bë para të shtunës pasi që dy burra ishin arrestuar jashtë shtëpisë së Ozil të enjten. Ata janë duke u akuzuar se kanë bërë sulm publik.
Incidenti vjen pasi që Ozil dhe Kolasinac ishin subjekt i një tentimi për grabitje të makinës nga disa azilant të armatosur muajin e kaluar.
“Ne e dimë tregimin për Seadin dhe Mesutin”, ka thënë Xhaka i cili luajti 90 minuta sot me Arsenalin kundër Neëcastle.
“Nuk është e lehtë për ta apo familjet e tyre. Kështu që ne bëm më të mirën tonë për të fituar për ta”.
Kosovari po ashtu e ka lavdëruar Pierre-Emerick Aubameyang, i cili sezonin e kaluar fitoi Këpucën e Artë dhe shënoi golin e fitores kundër Steve Bruce.
“Ne jemi shumë të lumtur që e kemi atë sepse atij nuk i duhen shumë shanse për t’ia krijuar”, tha Xhaka. “Sot mendoj se kishte dy apo tri mundësi të mira dhe ai e shënoi një”.
“Ai është një lojtar kaq i mirë. Ai gjithmonë e ndihmon skuadrën kur ne kemi nevojë për të”.
Arsenali e kishte filluar sezonin e kaluar në Premier Ligë me dy humbje radhazi dhe Xhaka është i lumtur që skuadra e tij këtë herë pati një fillim pozitiv.
“Gjithmonë është mirë kur fitoni jashtë fushës tuaj. Me Newcastle gjithmonë është ndeshje e vështirë”.
“Mendoj se pjesa e parë nga të dyja skuadrat ishte më shumë defansive pa shumë mundësi shënimi. Në pjesën e dytë, sipas mendimit tim, ne ishim skuadër më e mirë. Ne jemi të lumtur që kthehemi në shtëpi me tri pikë” përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












