Sport
Xhaka: „Kam kohë të mësoj si të shënoj gola”
"Jam më tepër një tip që i përgatit golat. Por unë kam vetëm 19 vjet dhe kjo mund të ndryshojë. Edhe shënimin e golave do ta mësoj”
Gazeta bulevardeske gjermane “Bild” në një shkrim të publikuar sot ia qan hallin klubit “Borussia Mönchengladbach” se, sipas saj, duke blerë Granit Xhakën, ka dhënë 8.5 milionë euro për një futbollist që shënon fare rrallë gola.
Sipas “Bild”, në 45 ndeshjet e dy sezoneve të fundit, Xhaka ka shënuar gjithsej 2 gola dhe kjo do të duhej të shtynte skuadrën e tij të re që të mendonte…
Ndërkohë, Graniti ka thënë për gazetën se është duke pushuar në vendlindjen e tij, në Kosovë. “Dua që njëherë për tri javë të shkëputem tërësisht nga futbolli. Dy vitet e fundit nuk kam pasur pothuaj fare pushim”. Ndërsa, më 2 korrik Xhaka do të jetë i saktë në fillimin e stërvitjeve. “Me shumë gjethe dafine (lëvdata)në bagazh”.
Kështu, fjala vjen, kryetrajneri i kombëtares zvicerane Ottmar Hitzfeld e ngre figurën e Xhakës në sferat më të larta. “Graniti është jashtëzakonisht i pjekur dhe ka aftësi të mira teknike. Ai disponon me një inteligjencë të lartë të lojës, “e lexon” lojën mirë dhe reagon gjithnjë ashtu si duhet”.
I pyetur nga “Bild” për golat e tij të pakët, Xhaka pohon: “Ashtu është. Jam më tepër një tip që i përgatit golat. Por unë kam vetëm 19 vjet dhe kjo mund të ndryshojë. Edhe shënimin e golave do ta mësoj”.
E-Diaspora
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Jeta në Zvicër
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Fitore shumë e ngushtë e të Majtës në Parlamentin e Cyrihut -
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut












