Futboll
Xhaka, sërish tregohet gjaknxehtë, por duartrokitet nga tifozët e Baselit
Pas fishkëllimës së fundit të pjesës së parë në duelin me Baselit dhe Lozanos, mesfushori nga Kosova, Taulant Xhaka, e ka ndjekur me shpejtësi portierin kundërshtar Jeremy Vachoux, i cili gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit St. Jakob-Park provokoi tifozët e Baselit duke duartrokitur.
Ky veprim nuk i pëlqeu Xhakës, i cili ishte i pari që me shpejtësi nga mesi i fushës shkoi në drejtim të portierit francez, transmeton albinfo.ch.
Pas Xhakës në tunel u futën edhe lojtarët e të dyja ekipeve. Tifozët e Baselit më pas thirrën në kor emrin e Taulant Xhakës.
Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë. Ai u zëvendësua në minutën e 58-të, teksa ekipi i tij triumfoi me rezultatin 2:0, goli i parë u shënua nga sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti.
https://www.bluewin.ch/de/videos/6352913805112.html
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












