Sport
Xhaka shënon golin e tij të parë në bundesligë
Ndërsa Shaqiri ka luajtur për herë të parë në njëmbëdhjetëshen e parë për FC Bajernin kundër Mainz 05
Dy „bundesligasit” e rinj shqiptarozviceranë, Xhaka dhe Shaqiri kanë treguar sukses në ndeshjet e radhës të bundesligës gjermane. Kështu, Granit Xhaka ka shënuar golin e tij të parë për ekipin e Borussia Mönchengladbach në ndeshjen e tretë në të cilën ka luajtur deri më tash. Ndërsa Shaqiri ka luajtur për herë të parë në njëmbëdhjetëshen e parë për FC Bajernin kundër Mainz 05. Ai është zëvendësuar në minutën 75 nga Martinez. Lëndimi i Robbenit dhe Ribery-t i ka siguruar vendin Shaqirit në ekipin e parë.
Ndërkohë që klubi i Xhakës, me gjithë golin e shënuar nga ai, ka humbur me rezultat 2:3 nga FC Nürnbergu, Bayerni i Shaqirit ka shënuar fitore me rezultat 3:1.
Goli i Xhakës ka ardhur në minutën e 53-të prej një gjuajtjeje nga 16 metra largësi. Ky ka qenë goli i dytë, barazues për skuadrën e tij. Të parin e ka shënuar De Jong, që është transferi më i shtrenjtë i të gjitha kohëve i Gladbachut.
Golin e parë kundër Mönchengladbach-ut e ka shënuar Tim Klose, lojtar zviceran që luan për Nürnbergun.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e karburanteve në Zvicër Tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë drejtpërdrejt në tregun e naftës, duke rritur çmimet në pikat... -
Nga pagat te kamerat e shpejtësisë: Për çfarë do të votojnë kantonet zvicerane këtë të diel -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih













