Lajme
Xhaka thotë se Arteta ia ka kthyer lumturinë
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, e ka pranuar se trajneri Mikel Arteta e kishte bindur të qëndrojë në klub dhe thotë se, falë tij, tani ndihet i lumtur, duke e bërë atë që i pëlqen më së shumti; të luajë futboll për ekipin e “Topçinjve”.
Yllit shqiptar të Kombëtares së Zvicrës iu mor shiriti i kapitenit pas një zënke me tifozët e Arsenalit gjatë një ndeshjeje me Crystal Palace në tetor, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë, Xhaka kishte arritur marrëveshje me klubin nga Bundesliga, Hertha Berlin, për t’u transferuar në janar, por kalimi i tij dështoi.
Pasi ishte lënë jashtë nga Unai Emery, Xhaka së pari u rifut në ekip nga trajneri i përkohshëm Freddie Ljungberg, para se Arteta të vinte në postin e trajnerit dhe ta theksonte rëndësisë në shqiptarit për Arsenalin.
“Tani më duhet të buzëqesh paksa, sepse jam shumë i lumtur që jam kthyer dhe po e shijoj atë që e dua më së shumti: të luaj për këtë klub dhe të luaj futboll”, tha Xhaka.
“E pata një takim shumë të mirë me Artetan, tri ditë pasi ai erdhi në klub. Ai m’i tha shumë gjëra dhe unë isha shumë i hapur me të, siç ishte edhe ai shumë i hapur me mua”, shtoi 27-vjeçari.
“Dhe tani të jemi këtu, të dy shumë të lumtur për ta çuar këtë klub aty ku e ka vendin”, theksoi shqiptari.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












