Sport
Xhaka u “arsyetohet” tifozëve kuq e zi
Letra e hapur e Xhakës përshkohet nga përbetimet për frymën patriotike në të cilën është rritur dhe nga përkushtimi i tij ndaj kombit
“Që kur kam vendosur të luaj futboll për mua ka patur vetëm një ëndërr dhe ideal: “përfaqësimi i ngjyrave të kombit tim”, do të ishte dhe është ndër dhe krenari për mua, ashtu si për çdokënd besoj, të luaja krah bashkatdhetarëve të mi e për më tepër për ATDHEUN tim. Por mungesa e kontaktit dhe e kerkesës e më pas refuzimi i vazhdueshëm nga FSHF (pa c’ka përpjekjeve të panumërta të miat dhe familjes sime për të veshur fanellen kuq e zi), më shtynë drejt skuadrës kombëtare të Zvicrës kërkesat e sëcilës si për ironi nuk rreshtinin”.
Kështu e fillon Granit Xhaka, sipas portalit kohasport.net, një letër të hapur drejtuar tifozëve kuq e zi. E gjithë letra përshkohet nga justifikime e përbetime shpesh edhe patetike e të tepërta të Xhakës për frymën patriotike në të cilën është edukuar, për përkushtimin e familjes së tij për çështjen kombëtare etj.
“Marr shkas për t’ju drejtuar të gjithë sportdashësve anembanë trojeve shqiptare me këtë letër të hapur, pasi para dhe pas ndeshjes së fundit, që për fat të keq isha kundërshtar me skuadrën e kombit tim, është hapur një luftë e paprecedent kundër personit tim dhe bashkëlojtarëve të mi nga disa media të veçuara sportive dhe opinionistë, por më shumë nga vetë Z. Armando Duka , që është edhe fajtori për humbjen e shumë talenteve kuq e zi”, thuhet më tutje në letrën e hapur. Në vazhdim, Xhaka, akuzave për “tradhti”, të ardhura nga disa qarqe u vë si kundërpërgjigje historinë e tij familjare. “Mbarë pupulli shqiptar duhet të dijë se unë, Granit Xhaka, siç disa me akuzojnë tradhtar, jam biri i një të burgosuri politik i cili vuajti nëpër burgjet e Serbisë vetëm e vetëm të bëhet Shqipëria etnike. (…) Më kanë mësuar se si të respektoj kombin tim, gjakun tim atdheun tim dhe unë jam krenar që jam shqiptar, siç e kam thënë, them dhe kudo që do jem do ta them me krenari.
Kudo ku kam qënë dhe kudo ku do jem do të mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës. Në prezantimin tim në Gjermani ku duhej të këndoja një këngë, unë këndova himnin e kombëtares kuq e zi.
Ne jemi një KOMB, kemi një FLAMUR dhe unë Granit Xhaka garantoj çdo shqiptar se do mbaj lart emrin SHQIPËRI (ALBANIA) dhe do jem një, mbështetje për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, thuhet veç tjerash në letrën e hapur të Granit Xhakës drejtuar Tifozave Kuq e Zi.
Vetë nevoja e një futbollisti të ri si Xhaka, për të shkruar një letër të tillë, përplot zotime për kombin dhe fjalë të mëdha patriotike, dëshmon për një presion jo normal të cilit i është nënshtruar talenti i ri shqiptaro-zviceran. Por, së paku komentet e lexuesve, të botuara në portalin që ka publikuar letrën, janë shpresëdhënëse: të gjitha inkurajojnë Granit Xhakën që të vazhdojë me futboll, pa ua vënë veshin zërave që e quajnë veten kompetentë për të shpallur dikë tradhtar e dikë tjetër patriot.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali Dy vullnetarë nga Departamenti i Arkeologjisë i Bazelit kanë zbuluar dy monedha ari kelte në një... -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit -
Ligjet që pritet të ndryshojnë gjatë 2026-ës -
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? -
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve










