Sport
Xhemajli, para transferit në Napoli
Futbollisti i njohur shqiptar, Blerim Xhemaili, i cili prej vitesh angazhohet ehde në përfaqësuesen zvicverane dhe aktualisht luan për skuadrën italiane Palma, duket se do të kalojë në një pikë më jugore të Italisë. SSC Napoli, ish skuadra e Maradonës thuhet të ketë ofruar 11 milionë franga për shërbimet e tetovarit 25 vjeçar. Skuadra e jugut italian për herë të parë do të luajë sivjet në Ligën e kampionëve. Me gjasë, në gjirin e ssaj do të ketë edhe Xhemajlin.
Pikërisht shnasi për të luajtur në “klasën mbretërore” duket të ketë qenë motivi për lëvizjen e Xhemajlit drejt metropolit jugor të Italisë.
Blerim Xhemajli gjendet në pushime të merituara, në Las Vegas, por, siç shkruan blick.ch, ai nuk ka gjetur qetësinë as atje. Mobili i tij vazhdimisht dridhet. Duket se përmes telefonatave të shumta, po “piqen” hollësitë e fundit të kontratës me Napolin.
Konkretisht Xhemajli duhet të kushtojë 11 milionë franga, ndërsa Parmës do t`i jepen si kompensim Santacroce dhe Blasi. Kështu, i gjithë “pazari” do të kushtojë rreth 15 milionë franga, shkruan blick.ch.
Gjithë këtë e ka konfirmuar për gazetën trajneri i i Parma-s, Franco Colomba, i cili nuk do të hiqte dortë me dëshirë nga Xhemajli.
“Blerimi është i gatshëm për të bërë këtë kërcim. Ai është lojtar me nivel të Ligës së Kampionëve, si në aspektin fizik, ashtu dhe në atë teknik”, ka thënë Colomba.
Në të njëjtën kohë kur Xhemnajli thuase “me të dyja këmbët” do të shkelë Vezuvin, dy shqiptarët tjerë, lojtarë të skuadrës A të kombëtares zvicerane dhe të U21-shit zviceran, Admir Mehmedi dhe Granit Xhaka janë nën vëzhgimin e skautëve të Olimpik Marseille, shkruan blick.ch.
E-Diaspora
-
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani Shembull integrimi dhe udhëheqjeje, suksesi i kryetarit shqiptar në Gjermani... -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026












