Integrimi
Xheneta nga Kosova ndez dritat festive të sheshit të Berlinit
Përkundër gjendjes jo të mirë në të cilën jetonte vetë, Xheneta filloi menjëherë të ndihmojë të tjerët. Ajo e mësoi shpejt gjermanishtem dhe tash përkthen për familjet dhe fëmijët tjerë
Kërkohet një heroinë e vërtetë nga Berlini? Një e tillë që angazhohet në mënyrë shembullore për të tjerët dhe ndihmon me vetëmohim? «E qartë, ajo është Xheneta jonë», kishte menduar Carmen Behrens nga «Shoqata e Krishterë e të Rinjve» (CVJM) kur kishte dëgjuar për apelin e gazetës B.Z. Kjo e fundit së bashku me kompaninë “lekker Energie” po kërkonte dikë për ta nderuar duke ia besuar ndezjen simbolike të dritave festive të Krishtlindjes në sheshin «Pariser Platz» të Berlinit, që do të bëhet në mbrëmjen e të dielës (nesër).
Ai ose ajo që do ta shtypë pullën e dritave festive duhet të sjellë me vete sadopak ngrohtësi, tansmeton albinfo.ch. Dhe, e tillë është Xheneta, mendojnë të gjithë në CVJM.
Vajza 13 vjeçare së bashku me prindërit dhe me motrat më të vogla kishte ardhur para një viti nga Kosova dhe këtu qenë caktuar të banonin në një qendër të strehimit emergjent të CVJM. Nëna e saj do të dëshironte të punojë por nuk ka të drejtë për shkak të mungesës së dokumenteve ndërsa babai është i taumatizuar rëndë nga lufërat në ish Jugosllavi dhe në Afganistan, shkruan bz.de.
Përkundër gjendjes jo të mirë në të cilën jetonte vetë, Xheneta filloi menjëherë të ndihmojë të tjerët. Ajo e mësoi shpejt gjermanishtem dhe tash përkthen për familjet dhe fëmijët tjerë.
«Është një vajzë gazmore, u afrohet të tjerëve dhe angazhohet për ta», thotë Carmen.
Ndërkohë familja e saj jeton në një banesë të vogël të CVJM në Berlin Mite. Kur atje ishte kërkuar ndihmë për t`u përkujdesur për fëmijët pa përcjellje, për t`ua mësuar atyre gjermanishten dhe punëdoren, Xheneta qe paraqitur e par, përcjell albinfo.cha. «Si fëmijë refugjatësh unë dua të ndihmoj fëmijët tjerë. T`i bëj fëmijet të lumtur, kjo gjë më pëlqen mua», thotë Xheneta.
Si e tillë, Xheneta është shembull i integrimit të suksesshëm. Të dielën ajo do të shtypë sustën në Brandenurger Tor, për të gjithë fëmijët e këtij qyteti dhe për të gjithë berlinasit.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë












