Sport
Xherdan Shaqiri, i dashuruar në topin
„SF Sport“ në një dokumentar ka bërë të njohur fëmijërinë e tij dhe ka treguar për dashurinë që kishte për futbollin talenti kosovar
Xherdan Shaqiri mbetet në fokus të mediave zvicerane me tre golat e kualifikimit të shënuara për kombëtaren e Zvicrës në “Euro 2012” kundër Bullgarisë..
Televizioni zviceran „SF Sport“ në një dokumentar ka bërë të njohur fëmijërinë e tij dhe ka treguar për dashurinë që kishte për futbollin talenti kosovar që në vegjëli. Futbollisti kosovar si i vogël e kishte pasion topin dhe ishte mjaft sportiv.
Për Xherdan Shaqiri ka folur edhe mësuesja e tij e parë, Monika Hufschmid. „Ai ka qenë gjithmonë sportiv“, kujton mësuesja talentin kosovar. “Në kohën e pushimeve, ai gjithmone kishte vrapuar me top dhe gjuante në të gjitha portat”, tregon Hufschmid .
Në një mbledhje prindërore mësuesja kishte biseduar për muskujt e Xherdanit, që dallonin nga bashkëmoshatarët e tij. Ajo e buzëqeshur thotë t’i ketë treguar babai i Xherdanin, se ai mban nën krevat peshat dhe ushtron me to për çdo ditë.
Për Xherdanin ka folur edhe trajneri i tij i parë, Michael Meier, në klubin “SV Augst”. Meier ka thëne se në mendjen e 19 vjeçarit gjithmonë ka qenë futbolli. “Xherdani ishte mjaft i dashuruar në topin. Një minutë pas zëvendësimit u ndal afër meje dhe më pyeti se kur mund të kthehej në fushë”, tregon Meier.
Paralelisht me ekipin e futbollit Basel, ku luajti 10 vjet, Shaqiri kishte filluar të punonte si shitës në një butik. Shefi i tij, Diego Gaio, thotë të jetë krenar që punoi bashkë me përfaqësuesin zviceran. “Shaqiri do të ishte një shitës i mirë nëse nuk do të merrej me futboll”, thotë ai. Madje ai ka treguar se punëtorët tjerë mbajnë ende dollapin me emrin e Xherdan Shaqirit..
Po ashtu për fëmijërinë e Xherdan Shaqirit kanë folur edhe vëllai i tij Edini dhe motra Medina..
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord










