Jeta në Zvicër
Xhihadisti bën thirrje për sulme terroriste edhe në Zvicër
"Ne do të përhapemi në gjithë Evropën, në Francë, në Belgjikë, Gjermani, Zvicër dhe po ashtu edhe në SHBA"
Pak ditë pas sulmit terrorist në Paris, një xhirim i përhapur nga xhihadistët ka shkaktuar shqetësim në Zvicër. Kjo për faktin se aty, krahas vendeve tjera evropiane dhe SHBA-së, përmendet edhe Zvicra si cak i mundshëm për sulme terroriste.
Në videoxhirimin propagandistik të IS-it, një pjesëtar i organizatës terroriste u drejtohet me thirrje “vëllezërve” të tij xhihadistë që të vrasin “të pafetë” dhe policët në gjithë Evropën dhe në Amerikë, duke përmendur, në mes tjerash edhe Zvicrën.
Të tre IS-istët që flasin në këtë video, flasin në gjuhën frënge ndërsa fjalët e tre përkthehen me shkrim edhe në gjuhën arabe. Sipas portalit që ka publikuar këtë xhirim, (vokativ.com) dy nga tre folësit kanë një aksent arab në frëngjishten e tyre. I treti duket se vjen nga një periferi e qytetit të Parisit.
“Me ndihmën e Zotit ne do të mbërrijmë në Evropë”, ka thënë njëri prej tyre. “Ne do të përhapemi në gjithë Evropën, në Francë, në Belgjikë, Gjermani, Zvicër dhe po ashtu edhe në SHBA. Të gjithë vëllezërve të mi që nuk kanë mundësi të vijnë në Kalifatin Islamik (IS) u them kundërshtoni me të gjitha mjetet, mbytini, therini, ndizni makinat dhe shtëpitë e tyre. Unë u them vëllezërve të mi, kur ta shihni një polic, vriteni. Vritini të gjithët pafetë që i shihni rrugëve”.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti













