Bota
“Xhihadisti më i rrezikshëm” i Zvicrës, kapet në Siri
Daniel D., siç i referohet shtypi zviceran 24-vjeçarit, është i vetmi xhihadist zviceran në listë të Interpolit, me 173 emra, të gjithë anëtarë të “brigadës së martirëve” të Shtetit Islamik, shkruan swissinfo.ch. I trajnuar për të kryer sulme terroriste, Daniel D. është më shumë i njohur me pseudonimin Abu Ilias al-Swissri.
Krahas Thomas C. (me origjinë nga Aargau), i cili mbase nuk është më gjallë, ekspertët kundër terrorizmit e vlerësojnë Daniel D. si “një ndër xhihadistët zviceranë më të rrezikshëm”, përcjell albinfo.ch.
Ai nuk ishte bërë i gjallë për gati një vit, madje edhe kur forcat kurde çliruan Al-Baghuz-in në mars, që ishte një nga fortesat e fundit të IS-it.
Ai ia doli të shmanget edhe për tre muaj të tjerë dhe u plagos gjatë një konflikti që rezultoi me arrestimin e tij, sipas gazetave Le Matin Dimanche, SonntagsZeitung dhe NZZ am Sonntag.
Ai ka një grua, me të cilën u martua në Siri, dhe një djalë 11-muajsh. Që të dy, besohet se po mbahen në kampin Al-Hol, të kontrolluar nga IS.
I lindur në një familje katolike, Daniel D. ishte konvertuar në Islam, pasi nuk arriti ta përfundonte shkollimin. Siç shkruan tutje në artikull, besohet se ai u radikalizua në xhaminë Petit-Saconnex në Gjenevë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











