Lajme
“Xhubleta në UNESCO”, një mbrëmje kulturore e veçantë, e mbajtur në Lozanë
Mbrëmja i është kushtuar xhubletës, kësaj veshjeje antike burimore shqiptare që tashmë gëzon mbrojtjen e UNESCO-s, si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore
Në organizim të platformës “Swiss-Albania Event”, të drejtuar nga Aina Hoti, të dielën që shkoi është mbajtur në Lozanë një aktivitet i pazakontë dhe simpatik kulturor, i titulluar “Xhubleta në UNESCO”, thuhet në një postim të kësaj platforme, në fb.
Siç e tregon dhe vetë emërtimi i mbrëmjes, ajo i është kushtuar xhubletës, kësaj veshjeje antike burimore shqiptare që tashmë gëzon mbrojtjen e UNESCO-s, si pjesë e trashëgimisë kulturore, lëndore, transmeton albinfo.ch. Magjia e kësaj mbrëmjeje u mundësua falë njeriut të pasionuar pas trashëgimisë kulturore të kombit, Kristian Zefit, i cili ka sjellë aty për të ekspozuar xhubletat e vërteta, të veriut shqiptar. Zefi është një koleksionist shkodran i vlerave tradicionale shqipatre, që aktualisht jeton në Zvicër.
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm personalitete të larta si: Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Shkëlqesia e tij Mustafa Nano, përfaqesuesi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Gjenevë, z. Rexhep Bajraktari, drejtori i integrimit në qytetin e Lozanës, z. Bashkim Iseni, pastaj ish diplomatë, drejtues organizatash dhe miq të artit nga komuniteti dhe miqtë zviceranë të Shqipërisë.
Kjo prani e lartë është edhe një dëshmi se platforma “Swiss-Albania Event” bën përpjekje serioze drejt afirmimit të traditave shqiptare në Zvicër. Albumi “Xhubleta në UNESCO” i krijuar nga fotografi pasionant “Ardo”, kap çastet e paharrueshme të njërës prej ngjarjeve të rëndësishme kulturore në Lozanë, me rastin e festave të Nëntorit.
Me fitimin e statusit të trashëgimisë botërore të kulturës lëndore nga UNESCO, “Xhubleta” shpallet jo vetëm si një thesar kulturor i një kombi, por gjithashtu si një pasqyrim i pasurisë dhe diversitetit të trashëgimisë njerëzore. Kjo shpallje sjell krenari dhe lavdi për kulturën tonë dhe kombin tonë.
Albumi fotografik që po ju përcjellim bëhet kështu një dëshmi e fuqishme për të rikrijuar dhe transmetuar emocionet dhe vlerat e një manifestimi kulturor të tillë. Nga ky moment, ai rrëfen historinë e një mbrëmjeje të pasur dhe e ngre lartë pasionin dhe bukurinë e kulturës së një kombi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?



















