Kosova
Xhubleta shqiptare pasqyron vlerat e kulturës iliro-arbërore
Xhubleta jonë mijëravjeçare, me pigmentin Made in ILIRIA, nëpërmjet së cilës ne paraqesim vlerat tona të trashëguara, prezanton jo vetëm bukurinë e veshjes së gruas shqiptare, por edhe fisnikërinë Iliro-Arbërore
Xhubleta shqiptare, e lashtë mbi 4-mijëvjeçare, si pasuri e njerëzimit, është marrë kohë më parë në mbrojtje nga UNESCO, si Vlerë e veçantë e kombit shqiptar. Ajo bëhet pjesë e vlerave botërore që mbrohen nga ky institucion.
Ishte një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore, kur u kumtua, në nëntor të vitit 2022, si dhuratë në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë!
Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Kosovë e në Mal të Zi.

Xhubleta është me prejardhje të lashtë Iliriane.

Xhubleta jonë mijëravjeçare, me pigmentin Made in ILIRIA, nëpërmjet së cilës ne paraqesim vlerat tona të trashëguara, prezanton jo vetëm bukurinë e veshjes së gruas shqiptare, por edhe fisnikërinë Iliro-Arbërore. Vlerat shqiptare janë parë jo vetëm në Besën dhe traditat e tjera të kombit tonë, por edhe në veshjen e grave shqiptare si tradita të veçanta kombëtare, siç është xhubleta, veshje e cila është dalluar në kontinentin europian, si një ndër veshjet më mistike dhe të magjishme me bukurinë që ato kanë.
Madje në shumë role në teatrot shqiptare xhubleta është përdorur si veshje artistike ndër më të bukurat e kohëve, si veshje model dhe për zbukurimin e artisteve të skenës së teatrit apo të aktiviteteve të tjera kulturore.
Xhubleta është një ndër veshjet e grave që tregon identitetin e kombit shqiptar nëpërmjet motiveve, ornamenteve të punuara në të, ku emblema më dukshme për të gjitha është shqiponja dykrenare, simbol kombëtar, që malësorët tanë e përcollën brez pas brezi.
Pra, paraqet ngjashmëri me veshjen e disa figurave neolitike të gjetura në Bosnjë, por edhe në vise të tjera të Mesdheut, që i përkasin mijëvjeçarit të dytë p.e.s. dhe lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetare të Ilirisë.
Në misterin e xhubletës janë një seri simbolesh, ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te Zoti, dashurinë për atdhe dhe bukurinë e femrës malësore shqiptare.
Raportohet se në arkivin shtetëror në Shqipëri ndodhen diku mbi 33 xhubleta.
Por, jo vetëm kaq, pasi mësohet se koleksionet private shkojnë deri në qindra xhubleta që ruhen në familjet shqiptare të Gegërisë.
Bernë, 14.09.2023
Zvicër
Shkruar nga Mark Prenkaj.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve












