Futboll
Yakin përgjigjet në pyetjen se a është përfaqësuesja e Zvicrës mjaftueshëm shqiptare
“Shqipja do të bëhet gjuhë kombëtare e Zvicrës”, përgjigjja e Yakin për 4 shqiptarët në ekip
Mësohet se një pyetje jo e zakonte dhe provokuese i është bërë selektorit të Zvicrës, Murat Yakin, të premten në konferencë për shtyp. Sipas Blick, Jozo Brica nga formati humoristik i televizionit SRF, “Studio 404”, ka pyetur Yakinin: A është më në fund përfaqësuesja mjaftueshëm shqiptare?
Selektori i Zvicrës fillimisht reagoi i habitur dhe më pas zëdhënësi Adrien Arnold pyeti: “Si mund ta kuptojmë këtë tani?”
“Në një pikë shqipja do të bëhet gjuha e pestë nacionale në Zvicër”, është përgjigjur Yakin me një qeshje ironike.
Por më pas u bë serioz.
“Unë nuk bëj dallime. Unë jam vetë i rritur me kombe të ndryshme. Në gjeneratën aktuale kemi lojtarë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova. Unë kam pasur gjithmonë kultura të ndryshme në karrierën time si trajner”, ka thënë Yakin.
Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë lojtarët kryesorë të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës













