CH-Ballkani
Yee u thotë serbëve se nuk mund të uleni në dy karrige
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka deklaruar në Beograd se vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian duhet ta dëshmojnë qartazi një gjë të tillë.
Duke folur në një forum për ekonominë në Serbi, ai komentoi politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën, aleaten e Serbisë, përcjell albinfo.ch.
“Nuk mund të qëndroni ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra-tjetrës”, tha ai, duke nënvizuar se kjo nuk është normë në bashkësinë ndërkombëtare. “U propozoj partnerëve tanë në Serbi që të pyesin Rusinë se çfarë bën ajo që ta ndihmojë në rrugën drejt BE-së. Nuk besoj se dhënia e imunitetit diplomatik për personelin e Qendrës humanitare ruse do të ndihmonte Serbinë që të përmbushë synimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Yee.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










