Futboll
Yjet e Kosovës në top-formë, sa shumë gola shënuan në fundjavë
Milot Rashica, Arbër Zeneli, Vedat Muriqi, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli shënuan në këtë fundjavë
Kjo fundjavë ishte shumë e suksesshme për futbollistët e Kosovës, që realizuan disa gola dhe shkëlqyen në skuadrat ku luajnë.
Milot Rashica, Arbër Zeneli, Vedat Muriqi, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli shënuan në këtë fundjavë, shkruan albinfo.ch.
Rashica shënoi dy gola për Werderin në fitoren 4:2 ndaj Schalkes, duke qenë futbollisti kryesor për Werderin.
Arbër Zeneli gjithashtu po shkëlqen te Reims, ku kësaj radhe shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, që barazoi 1:1 ndaj Dijonit në udhëtim, shkruan albinfo.ch.
</div
Benjamin Kololli u bë protagonist absolut me dy golat e tij për Zurich, në barazim 2:2 në fushën e Thun. Një herë nga
pika e bardhë e penalltisë dhe me një goditje të saktë nga brenda zone, anësori i Kosovës i dha një pikë me vlerë skuadrës së tij.
Me gola ka vazhduar edhe Vedat Muriqi duke realizuar dy herë për Rizesporin kundër Kayserisporit. Njëri ishte nga penalltia.
?? Kosova’lı Vedat Muriqi takımı öne geçiriyor. @kosovanfooty
— Futbolacticos (@futbolacticos) March 10, 2019
Rizespor tam pompa yapıyor ya yine vedat muriqi pic.twitter.com/rcyezDKmEE
— slimshady (@kurusikisavar) March 10, 2019
Gol ka shënuar edhe Herolind Shala për Valerangan në miqësoren ndaj Tromso, duke fituar 2:0, ku Shala shënoi golin e parë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













