Sport
Yjet kosovare i shkruajnë FIFA-s
Deklaratën e përbashkët të yjeve të futbollit kosovar e kanë firmosur edhe Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Granit Xhaka
Anëtaret e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, përfshirë edhe shefin e kësaj organizate Sep Blater kanë pranuar një deklaratë të firmosur nga emra të mëdhenj të futbollit kosovar.
Në deklaratë të hartuar për të drejtën e Kosovës për të luajtur ndeshje ndërkombëtare në futboll, e kanë vënë firmën e tyre lojtarët ndër më të njohurit që kanë lindur në Kosovë apo që janë me origjinë nga Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur për mediat në Prishtinë, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
Veç tre yjeve kosovarë që luajnë me Zvicrën, si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Granit Xhaka, deklaratën e kanë firmosur dhe tetë futbollistët kosovarë të Shqipërisë, në krye me kapitenin Lorik Cana, pastaj Armend Dallku, Mërgim Mavraj, Samir Ujkani, Alban Meha, Burim Kukeli, Etrit Berisha dhe Ahmed Januzi.
Në deklaratë figuron edhe nënshkrimi i futbollistes Fatmire Bajramaj, që me Përfaqësuesen e Gjermanisë ka fituar çdo trofe të mundshëm.
Në letrën nisur anëtarëve të KE të FIFA-s, të martën thuhet: “Ne lojtarët që kemi lindur në Kosovë apo jemi me origjinë nga ky vend, kërkojmë nga FIFA dhe UEFA që të lejojë Kosovën të luajë ndeshje ndërkombëtare, sepse është e njohur nga gjysma e shteteve anëtare të OKB-së”.
“Federata e Kosovës ka ekzistuar si federatë edhe në kohën e ish-Jugosllavisë dhe është në harmoni me parimet që proklamon FIFA dhe UEFA”, thuhet më tej.
Kjo letër është dërguar në FIFA në kohën kur kjo organizatë pritet të vendosë për modalitetet rreth zhvillimit të miqësoreve nga ana e përfaqësueses së Kosovës.
Më 22 maj të këtij viti, FIFA lejoi Kosovën të luajë miqësore, por pas presionit të UEFA-s dhe Serbisë, FIFA vendosi që këtij vendimi t’i shtojë edhe ca modalitete.
Për këtë, bashkë me deklaratën, FFK-ja i ka nisur edhe një letër tjetër FIFA-s.
“Kërkojmë që Kosova të paraqitet si përfaqësuese, çdo variant tjetër do ta prishte imazhin e këtij sporti”, është shkruar në letrën e FFK-së për FIFA-n, transmetojnë mediet në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Ekspozita “Nga lufta në paqe: Kosova e rrëfyer nga shtypi dhe media” mbahet në Çikago... -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen
Jeta në Zvicër
-
Gjykata i jep të drejtë gruas së cilës iu mohua shtetësia zvicerane për këtë arsye Iu mohua pasaporta zvicerane për një shaka në moshën 15-vjeçare, gjykata vendos në favor të saj... -
Studimi: Cyrihu ndër qytetet më problematike në Evropë për vozitje -
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht













