Lifestyle
Yjet nga Kosova që kanë pushtuar top listat botërore
Revista shkruan se këto artiste kanë prindër shqiptarë, edhe pse kanë lindur në vende të ndryshme
Këngëtaret me origjinë shqiptare kanë pasur goxha sukses vitet e fundit në skenën muzikore botërore dhe revista amerikane “Billboard” u dedikoi një artikull, duke theksuar talentin e artisteve shqiptare.
“Në dhjetor 2018, Bebe Rexha postoi një foto së bashku me Dua Lipën, me përshkrimin: “Dy shqiptare të nominuara për “Grammy”. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe të gjitha vajzat anekënd botës, gjithçka është e mundur, ndaj mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuaja”.
Një muaj më vonë, sërish Rexha kërkoi një bashkëpunim kuqezi edhe me Rita Orën e Ava Max”, shkruan “Billboard”.
Rexha ka thyer rekordin në klasifikimin e “Billboard”, duke qëndruar për rreth një vit në krye të klasifikimit të “Hot Country Songs”, për “Meant to be”, bashkëpunimi me “Florida Georgia Line”, transmeton “ATSH”.
Lipa udhëhoqi “Mainstream Top 40” për katër javë me “New Rules”, Ora hyri me dy këngë në top 10 të “Dance Club Songs”, ndërsa Max depërtoi në Top 20 të “Hot 100” me këngën debutuese “Sweet but Psycho”, përcjell albinfo.ch.
Revista shkruan se këto artiste kanë prindër shqiptarë, edhe pse kanë lindur në vende të ndryshme, Rita Ora në Kosovë, Bebe Rexha në Brooklyn, Dua Lipa në Londër dhe Ava Max në Milwaukee.
Një tjetër emër, talente shqiptare është Njomza, një bashkautor e hiteve të Ariana Grandes, “Thank U, Next” dhe “7 Rings”.
E lindur në Gjermani dhe e rritur në Chicago, ajo thotë se tranzicioni i Shqipërisë nga komunizmi në demokraci në vitet ’90 ka ndezur kreativitetin e gjeneratës së saj. “Nëse ka diçka që po na shtyn përpara është ambicia që kemi si komb. Vullneti për të krijuar një jetë më të mirë”, shprehet Njomza.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026?












