Maqedonia
Zaev: Kemi votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese
Kryeministri Zoran Zaev pretendon se deputetët opozitarë e kanë kuptuar nevojën për t’i mbështetur ndryshimet kushtetuese, megjithatë nuk e reflektojnë si pasojë e kërcënimeve që kanë. Ai inkurajoi deputetët e opozitës që të mbështesin ndryshimet kushtetuese.
“Mbrëmë isha në sallë me deputetët por më pas edhe në bife poshtë dhe biseduam me të gjithë. Të gjithë janë të vetëdijshëm dhe e kanë të qartë se nuk ka plan B. Nëse kjo mundësi bie, çfarë më pas? Të gjithë janë të ngarkuar nga mendimi, çfarë më pas nëse edhe këtë herë dështojmë? Numri është shumë i madh edhe tek opozita. Njerëzit besojnë dhe janë njerëz që vijnë nga shoqëria, politikan, deputet etj. Kërcënimet që po i përjetojnë janë njëra ndër arsyet që po i detyron që të mos i ndryshojnë qëndrimet. Të gjithë janë të përgjegjshëm si shumica ashtu edhe opozita. E din shumë mirë të gjitha ashtu si unë që kjo shans duhet shfrytëzuar sepse nuk përsëritet më”, theksoi Zoran Zaev, Kryeministër
Zaev foli edhe për kërcënimet, por pa përmendur se kush kërcënon deputetët e VMRO-së. Ai tha se të gjithë ata do të dështojnë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Secili mendim se gjoja me presion, para, blerje, kërcënime dhe nënçmime do të bëjë diçka, në hapin e dytë do të bie. Duhet patjetër të jetë e përballueshme sepse është patjetër të kemi ardhmëri. Duhet që njerëzit të besojnë në të dhe të mbajnë përgjegjësi. Për këtë shkak çdoherë e përdor fjalën atmosferë miqësore, bisedime, inter-aktivitet, proces i brendshëm sepse vetëm kështu është e mundur. Do ta shohim, këto ditë do të ndodhin gjërat. S’ka fjalë se Maqedonia do të shkojë në NATO dhe BE. Shpresoj që të mos harxhojmë kohë, sepse jo çdo vit dhe çdo muaj por çdo ditë është e rëndësishme” – tha Zoran Zaev, Kryeministër
Negociatat për ta bindur opozitën që t’i mbështes ndryshimet kushtetuese, do të vazhdojnë paralelisht me vijimin e procedurës në Kuvend. Ato po zhvillohen në kuadër të grupeve paramentare.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











