Maqedonia
Zaev për referendumin: Unë do të votoj, që maqedonasit, shqiptarët…
“Ju, qytetarët e keni çelësin që ta bëni shtetit tonë anëtare të shtëpisë evropiane”, tha Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, nga përmendorja “Makedonium”, për të fundit herë ka bërë thirrje që të votohet “për” në referendum, pasi që, sipas tij, ajo mundëson ardhmëri të mirë për të rinjtë, stabilitet ekonomik dhe siguri më të madhe, transmeton Portalb.mk.
“Ju, qytetarët e keni çelësin që ta bëni shtetit tonë anëtare të shtëpisë evropiane”, tha Zaev.
Kryeministri Zaev ka vlerësuar se ai do të votojë në referendum, që maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllahët, dhe tjera, të kenë jetë të mirë dhe prosperuese.
“Unë do të votoj, për të mirën e fëmijëve tanë. Për shtet të qetë dhe të sigurt, që maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllahët dhe të gjitha komunitete tona të jetojnë jetë të mirë dhe prosperuese. Të dielën votoni edhe ju. Vota juaj e cakton drejtimin e Maqedonisë. Vendosin ata që do të votojnë. Nëse shumica e votave janë “për”, ne e trasojmë përgjithmonë rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Të dielën, vota juaj do ta përcaktojë ardhmërinë tonë dhe ardhmërinë e shtetit tonë. Tash është koha për vendim. Hajde të bëhemi bashkë siç ishim para 27 vjetësh. Hajde ta shtyjmë shtetin tonë drejt ardhmërisë së ndritshme. Bashkë, “për” Maqedoni evropiane”, tha Zaev.
Kryeministri Zaev u tha qytetarëve që ta mbajnë mend, se vota më 30 shtator, nuk është zgjedhje mes dy partive politike, por zgjedhje e ardhmërisë së Maqedonisë.
“Të dielën do të përballeni me vendim historik. Duhet të bëni zgjedhje. Mbajeni mend, ajo nuk është zgjedhje mes dy partive politike. Ajo është zgjedhje e ardhmërisë suaj, e ardhmërisë së fëmijëve tanë. Ajo është zgjedhje e ardhmërisë së të dashurës sonë Maqedoni”, tha më tej Zaev duke kujtuar datat e rëndësishme historike të Maqedonisë, për të cilat vlerësoi se siç ishin atëherë qytetarët, të bashkuar, ashtu duhet të jenë edhe më 30 shtator të 2018-s.
“Kjo përmendore, Makedoniumi, na përkujton se kombi maqedonas gjithmonë e ka bërë zgjidhjen e duhur. Në vitin 1903, në kohën e Kryengritjes së Ilindenit. Në vitin 1941 luftën nacionalçlirimtare, kur doli ballë për ballë me Evropën, kundër fashizmit. Më 8 shtator të vitit 1991, zëshëm sollëm vendim në referendum, për Republikë të Maqedonisë të lirë, të pavarur dhe sovrane. Prej atëherë, dhe këtej, nuk janë realizuar të gjitha aspiratat tona. Ëndrra jonë për Maqedoni evropiane dhe anëtare të NATO-s. Sot, realizimi i asaj ëndrre, i asaj aspirate, është afër. Më 30 shtator, secili prej nesh duhet të vendos tullë në ndërtimin e ardhmërisë së Maqedonisë më të mirë. Të ndihmojmë të bëhemi anëtare e aleancës më të sigurt, NATO-s, dhe pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Zaev
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, edhe një herë ka deklaruar se identiteti, gjuha dhe shkrimi maqedonas janë të mbrojtura me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë.
Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit ishin të kyçur 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.
Referendumi do të mbahet më 30 shtator, të dielën dhe në të qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













