Maqedonia
Zaev tregon si i kërkoi falje Thaçit
Zaev gjatë bisedave me parodistët rusë ka folur edhe për procesin e dialogut mees Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili ka kërkuar falje për ndërhyrjen në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi ka deklaruar se Zaev ka shprehur keqardhjen e tij, duke i garantuar se nuk ka informata burimore për negociatat Kosovë-Serbi, por se është njoftuar nga spekulimet e mediave ruse, raporton Alsat.
“Më ka thënë shumë qartë se ka qenë një rrethanë ku ka ra pre e mashtrimit dhe gjithçka që ka folur për 10 komunat e Kosovës që do t’i jepen Serbisë i ka folur duke u bazuar në thashetheme, në dezinformata dhe të dhënat apo lansimet e gazetës Sputnik dhe thashethemeve ruse. Këto janë fjalët që m’i ka thënë personalisht. Na ka kërkuar falje mua personalisht, por edhe Kosovës”, deklaroi Hashim Thaçi, President i Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Zaev pranoi se ka kërkuar falje nga presidenti i Kosovës, duke i cilësuar qëndrimet e tij si të pamatura dhe të bazuara në spekulime mediatike.
“Unë e telefonova kryetarin e Kosovës dhe ndjeva përgjegjësinë time t’i kërkoj falje atij dhe popullit të Kosovës nëse kam krijuar situata të pakëndshme. Qëllimi ka qenë që t’i tregoj se bisedat e pamatura janë bazuar nga spekulimet në media. Kuptohet se neve nuk kemi qenë të kyçur në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Zoran Zaev.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se qëndrimi i Zaevit nuk e ka befasuar dhe se, sipas tij, ka edhe shumë liderë nga rajoni që janë kundër ndarjes së tokave të Kosovës.
“Të gjithë udhëheqësit e vendeve të rajonit i shqetësohen lëvizjes së kufijve. E kanë thënë të gjithë siç e tha kryeministri i Maqedonisë, i Malit të Zi, Kroacisë, i Bosnjës, i Sllovenisë, pra të gjithë. Të gjithë e kanë shqetësim lëvizjen e kufijve. I kam dëgjuar këto deklarime. Për mua nuk janë risi, ne ishim në dijeni për pikëpamjet e kryeministrit Zaev se është kundër lëvizjes së kufijve dhe ndarjes së Kosovës”, pohoi Ramush Haradinaj.
Zaev gjatë bisedave me parodistët rusë ka folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
https://www.youtube.com/watch?v=8_wLi44E06E
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër, sot 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C













