Lajme
Zaev: Ziadin Sela për mua është hero
“Ziadin Sela na tha se do të qëndronte me ne deri në fund. Sela për mua është hero”, theksoi Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social Demokratike Maqedonase
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev e cilëson si hero deputetin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili u rrah brutalisht të enjten e kaluar nga protestuesit e dhunshëm maqedonas, mbështetës të VMRO DPMNE-së, në Kuvendin e Maqedonisë. Lideri i LSDM-së, Zaevi i ftuar në emisionin “Click Plus” ka treguar për trimërinë e Selës në Kuvend.
“Ziadin Sela na tha se do të qëndronte me ne deri në fund. Sela për mua është hero”, theksoi Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social Demokratike Maqedonase, i cili gëzon mbështetjen e shumicës parlamentare për kryeministër të Maqedonisë.
Ai tha se nuk e di se si ka përfunduar në atë gjendje dhe se nuk e di se kanë arritur huliganët ta marrin Selën nga kordoni që kishin krijuar në një qoshe të sallës së konferencës për shtyp në Parlament. Zaev tha gjithashtu se erdhën disa huliganë dhe i thanë se Ziadin Sela është i vdekur dhe se tani radhën e ka ai.
Ndryshe, qindra huligan, mbështetës të partisë së ish kryeministrin NIkolla Gruevski, hyrën dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë dhe rrahën brutalisht deputetët e opozitës maqedonase dhe ata shqiptarë. Më së keqi e përjetuat lideri opozitar Zoran Zaev dhe ai shqiptar, Ziadin Sela. Madje për këtë të fundit, huliganët kishin menduar se ka vdekur nga rrahja brutale.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











