Teatër
Zagreb: Në “Ditët e kulturës shqiptare” u mblodhën ndihma për të prekurit nga tërmeti
Për shkak të gjendjes së rëndë në Shqipëri, në shumë takime u mblodhën ndihma për qytetarët shqiptarë të zonave të prekura nga tërmeti
Është bërë e ditur se në Zagreb u zhvilluan aktivitete kulturore. “Ditët e kulturës shqiptare”, e organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë, nga data 23 -30 nëntor, transmeton albinfo.ch.
Për shkak të gjendjes së rëndë në Shqipëri, në shumë takime u mblodhën ndihma për qytetarët shqiptarë të zonave të prekura nga tërmeti.
Gjatë kësaj kohe u organizua një tribunë shkencore, u mbajt një koncert i muzikës klasike, u hap ekspozita e artistëve Vesa Govori dhe e fotografit Sejfedin Prekazi.
Po ashtu, në kuadër të ‘Ditëve të Kulturës në Zagreb’, në teatrin “Vidra” u dha shfaqja teatrale – komedi “Shumë zhurmë për asgjë”, vepër e William Shakespeare. Kjo shfaqje u luajt nga aktorët e teatrit ‘’Hadi Shehu” nga Gjakova. Ishte kjo një komedi e punuar mjaft mirë nga regjisori dhe aktorët shqiptarë.
Nga ana tjetër, aktivitetet kulturore u përcollën nga një numër i madh i bashkatdhetarëve. Në to morën pjesë edhe z. Gëzim Kasapolli, ambasador i Kosovës në Kroaci, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, zonja Ermina Lekaj Përlaskaj, përfaqësues të Unionit të Shqiptarëve në Kroaci dhe përfaqësues të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











