Lajme
“Zana” nuk ia del të hyjë në konkurrencë për “Oscar”
Prishtinë, 18 dhjetor – Filmi që ishte kandidat i Kosovës për t’u nominuar për “Oscar” nuk ia ka dalë të hyjë në dhjetëshen e që e vazhdojnë rrugëtimin drejt çmimit prestigjioz. “Zana”, me regji të Antoneta Kastratit, ka ngelur jashtë listës para nominimeve për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj (jo anglisht). Sivjet Qendra Kinematografike e Kosovës ia ka ndarë ekipit të filmit 15 mijë euro për fushatën drejt “Oscarit”, që ishte edhe për pesë 5 mijë euro më pak sesa për kandidatët e viteve të kaluara.
Ekipi i filmit kishte bërë fushatë për rrëfimin e traumave të pasluftës. Premiera botërore e “Zanës” ishte dhënë më 7 shtator në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Është një dramë, ku personazhet përplasen me forca mistike, ankthe, bestytni dhe magji. Filmi shpërfaq historinë e Lumes (Adriana Matoshi) dhe burrit të saj, Ilirit (Astrit Kabashi). Lumja e ndjekur nga ankthet e natës dhe nga dështimet e shtatzënësisë dërgohet te magjistarë të ndryshëm ritualesh të pazakonshme me qëllim që ta shërojnë nga magjia e zezë, mirëpo kur ajo mbetet shtatzënë, kujtime të errëta nga koha e luftës do t’i kthehen, duke i ndjekur atë dhe fëmijën e palindur, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Regjisorja e filmit “Zana”, Antoneta Kastrati, ka thënë për “Kohën Ditore”: “Kemi bërë atë çfarë kemi mundur me buxhetin që e kemi pasur. Kemi qenë në garë me 90 filma të tjerë, shumë prej tyre me regjisorë të njohur dhe me studio të mëdha prapa tyre. Është një fushë shumë konkurruese, mirëpo ‘Zana’ ka marrë publicitet të mirë nga e gjithë gara dhe tani jemi të fokusuar në festivalet e radhës që i kemi në 2020 dhe po ashtu jemi të fokusuar në distribuim”, ka thënë Kastrati.
“Zana” ishte bërë kandidat i Kosovës për “Oscar” pas garës që kishte me filmin “Shpija e Agës”, nën regji të Lendita Zeqirajt, “Nëntor i ftohtë” të Ismet Sijarinës dhe “Një rrëfim Prishtinë”, nën regji të Burbuqe Berishës. Juria në përbërje të procentit Fatos Berisha, si kryesues, dhe anëtarëve Doruntina Basha, skenariste, Shkumbin Istrefi, aktor e producent, regjisores More Raça, skenaristit e producentit Visar Krusha dhe skenaristit e dramaturgut Jeton Neziraj, e vlerësuan filmin e Kastratit më shumë sesa tre konkurrentët e tjerë.
Suksesi më i madh kinematografik i Kosovës në “Oscars” mbetet ai i vitit 2016 me nominimin e filmit të shkurtër britaniko-kosovar “Shok”, në kategorinë “Live Action Short Film”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike











