Shkurt.ch
Zbritet norma referenciale për qiratë
Qiramarrësit në Zvicër mund të presin një zbritje të çmimit të qirasë për banesat apo hapësirat tjera që shfrytëzojnë me qira. Këtë e bën të mundur ulja e normës referenciale për 0.25 për qind, që është e para që nga shtatori i vitit 2013.
Tash, kjo normë është 1.75 për qind dhe kjo u mundëson qiramarrësve të pretendojnë zbritjen e çmimit të qirave të tyre për 2.91 për qind. Norma e publikuar së fundi, në muajin mars, ka qenë 2.0 për qind.
Siç bën të ditur Zyra Federale për çështje banesore, norma e re referenciale hyn në fuqi nga 2 qershori (nesër). Kjo domethënë se në gjithë Zvicrën nga kjo datë, norma në fjalë do të shërbejë si bazë për ndërtimin e çmimit të qirave në gjithë Zvicrën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse














