Lajme
Zbulohen detaje nga takimi Trump-Zelensky në New York
Në New York sot ish-presidenti amerikan, Donald Trump është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Trump në konferencën e përbashkët me Zelenskyn ka theksuar se ai ka një “marrëdhënie shumë të mirë” me të dhe me presidentin rus Vladimir Putin, kështuqë u shpreh se mendon që mund të gjejë një zgjidhje për luftën “që është e mirë për të dyja anët” nëse zgjidhet në nëntor, raporton Fox News, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe unë gjithashtu kam një marrëdhënie shumë të mirë, siç e dini, me presidentin Putin dhe mendoj se nëse fitojmë, do ta zgjidhim shumë shpejt”, u tha Trump gazetarëve përpara takimit të tij me Zelenskyn.
“Shpresoj që të kemi më shumë marrëdhënie të mira mes nesh”, ndërhyri Zelensky.
I pyetur se si do të dukej vizioni i tij për një marrëveshje “të drejtë” që do t’i jepte fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, ish-presidenti Donald Trump thuhet se dha një përgjigje të paqartë.
“Është shumë herët për ta thënë këtë. Unë kam idetë e mia dhe presidenti patjetër ka idetë e tij. Duhet të jetë e drejtë”.
Ndërsa Zelensky, i cili qëndronte pranë Trumpit, ia preu fjalën: “Kjo luftë nuk duhet të fillonte. Unë mendoj se problemi është se Putini vrau kaq shumë njerëz, dhe natyrisht ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i bërë presion atij që të ndalojë këtë luftë. Ai është në territorin tonë – kjo është më e rëndësishmja për të kuptuar – ai është në territorin tonë”.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool











