Shkurt.ch
Zbulohet një bastore ilegale, arrestohen pronarët dhe dy punëtore pa letra
Janë arrestuar një grua nga Serbia dhe një nga Bosnja. Po ashtu të arrestuar janë edhe një burrë 61 vjeçar dhe një tjetër 39 vjeçar, të dy shtetas të Maqedonisë me banim në regjion
Të enjten që shkoi, me rastin e një kontrollimi që policia bëri në një klub në qytetin Wil të kantonit St. Gallen zbuloi se aty po punonin në mënyrë ilegale dy punëtore dhe se po zhvilloheshin baste ilegale sportive. Janë arrestuar gjithsej 4 persona, shkruan tagblatt.ch.
Policia Kantonale ka konfiskuar me këtë rast një numër laptopësh me të cilët dyshohet të jenë luajtur lojërat ilegale, transmeton albinfo.ch.
Për punë ilegale në këtë klub janë arrestuar një grua 28 vjeçe nga Serbia dhe një 24 vjeçe nga Bosnjë e Hercegovina. Asnjëra prej tyre nuk kishte qëndrim legal në Zvicër.
Janë arrestuar po ashtu edhe një burrë 61 vjeçar dhe një tjetër 39 vjeçar, të dy shtetas të Maqedonisë me banim në regjion, trasnmeton albinfo.ch. Ky i dyti është edhe pronar i lejes së klubit.
Janë konfiskuar aparate të ndryshme elektronike, kompjuterë dhe dokumente.
Ndaj personave të arrestuar pritet të merren masa mbi bazë të të drejtës penale dhe asaj për të huajt.
P.S. Policia dhe institucionet tjera në informacionet e tyre zakonisht japin vetëm përkatësinë shtetërore të personave të kapur. Kështu është edhe në këtë rast. Nisur nga përqindja e madhe që në mesin e shtetasve të Maqedonisë me qëndrim në Zvicër e përbëjnë shqiptarët, është e besueshme mundësia që te shtetasit e arrestuar të Maqedonisë të jetë fjala për shqiptarë.
(Foto: Kapo St.Gallen)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












