Lajme
Zbulohet një virus në Kinë, ka prejardhje nga minjtë
Virusi, sipas studiuesve duket se nuk mund të kalojë lehtë nga njeriu te njeriu
Që nga viti 2018 dhe deri më tani, të paktën 35 persona janë infektuar me një virus të ri me origjinë shtazore në provincat kineze Shandong dhe Henan. Sipas një grupi shkencëtarësh nga Kina dhe Singapori, të cilët botuan një artikull në “New England Journal of Medicine”, përgjegjës për infeksionin është një henipavirus (i quajtur Langya henipavirus, shkurtuar si LayV) që lidhet me disa raste febrile. Njerëzit e infektuar kanë simptoma si ethe, lodhje, kollë, anoreksi, dhimbje muskujsh dhe të vjella.
Henipaviruset klasifikohen nga OBSH si një virus i nivelit 4 të biosigurisë. Ata mund të shkaktojnë sëmundje serioze te kafshët dhe njerëzit me shkallë vdekshmërie midis 40 dhe 75%, pra shumë më e lartë se koronavirusi. Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë apo trajtim për henipavirusin dhe i vetmi trajtim është kujdesi mbështetës për të menaxhuar komplikimet, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch. Asnjë shpërthim i rëndësishëm i henipavirusit Langya nuk është gjetur deri më tani, që do të thotë se transmetimi i virusit nga njeriu te njeriu nuk është vërtetuar, megjithëse raportet e mëparshme tregojnë se virusi mund të transmetohet nga personi në person.
Virusi, sipas studiuesve, duket se nuk mund të kalojë lehtë nga njeriu te njeriu: “Nuk ka pasur asnjë kontakt të ngushtë apo histori të përbashkët ekspozimi mes pacientëve, gjë që tregon se infeksioni në popullatën njerëzore mund të jetë sporadik“, shkruajnë studiuesit. Gjurmimi i kontakteve të pacientëve gjithashtu nuk dokumentoi ndonjë infektim. Për sa i përket origjinës, hetimi i kafshëve që ranë në kontakt me pacientët, tregoi një prani të lartë të virusit të brejtësve, të cilët mund të jenë një rezervuar natyror i LayV.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













