Ukraina
Zelenski: Bota të përgatitet, Putin mund të përdorë armë bërthamore
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, i tha CNN të premten se të gjitha vendet e botës duhet të përgatiten për mundësinë që presidenti rus, Vladimir Putin, të mund të përdorë armë taktike bërthamore në luftën e tij kundër Ukrainës.
Zelensky tha në një intervistë ekskluzive nga zyra e presidentit në Kiev, se Putini mund të kthehet te armët bërthamore ose kimike, sepse ai nuk e vlerëson jetën e popullit të Ukrainës.
“Armët kimike, ata mund ta bëjnë atë, për ta jeta e njerëzve nuk vlen asgjë. Kjo nuk është një çështje vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën”, tha Zelensky.
Zelensky ka qëndruar në Ukrainë gjatë gjithë luftës 50-ditore me Rusinë, pasi forcat e Ukrainës u kanë rezistuar përpjekjeve të Kremlinit për të kapur Kievin dhe kanë detyruar Rusinë të ripërqendrojë përpjekjet e saj të luftës në rajonet lindore dhe jugore të vendit, ku Ukraina po parashikon një përshkallëzim të konsiderueshëm të luftimeve ditët në vijim.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër














