Lajme
Zelensky, i gatshëm të takojë Putinin
Në një deklaratë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur i gatshëm për të zhvilluar bisedime me homologun rus, Vladimir Putin, përcjell albinfo.ch.
Zelenski u ka thënë mediave polake se është ende gati për bisedime, pavarësisht masakrave ruse në Buça, Mariupol apo në qytetet e tjera ukrainase.
Sipas tij, Putin është i vetmi që vendos gjithçka në Rusi, ndaj është e nevojshme që ta takojë, shkruan BBC.
Ai tha gjithashtu se rreziku i prishjes së negociatave është i lartë për shkak të sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse në Ukrainë. Presidenti shtoi se nëse ka një shans të vetëm, atëherë palët duhet të ulen dhe të bisedojnë.
Në një deklaratë pak ditë më parë, Zelensky u shpreh se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt, pasi rrezikohet siguria ushqimore në botë.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para Zvicra po përballet me një mungesë serioze të mjekëve, veçanërisht në fusha si mjekësia familjare, pediatria... -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet -
“Turizmi i karburantit” në drejtim të kundërt, gjermanët mbushin rezervuarët në Zvicër -
Zvicër: Ideja që kompanitë të paguajnë për sëmundjet e punonjësve diskutohen në Parlament








