Lajme
Zelensky kërkon siguri për Ukrainën para Samitit të NATO-s
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar garanci për sigurinë e Ukrainës, përpara samitit të NATO-s në Lituani, në korrik.
“Garancitë efektive të sigurisë për Ukrainën nevojiten edhe para se të bashkohemi me aleancën”, tha Zelensky dje në mbrëmje, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Ai zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron lidhur me këtë çështje.
Zelensky kërkon përshpejtim të procesit të pranimit në aleancën ushtarake perëndimore.
Një parakusht për anëtarësimin në NATO, është që vendi kandidat nuk duhet të përfshihet në konflikte ndërkombëtare dhe mosmarrëveshje për kufijtë.
Ukraina u pushtua nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar.
Arsyeja kryesore e Moskës për pushtimin e Ukrainës ishte largimi i Kievit nga sfera e saj drejt Perëndimit dhe ndoshta drejt bashkimit me NATO-n.
Zelensky gjithashtu, përkujtoi viktimat e sulmit rus në qytetin lindor, Sloviansk.
E-Diaspora
-
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri Këngë dhe valle shqiptare për Pavarësinë e Kosovës në Kapfenberg dhe Graz... -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike











