Ukraina
Zelensky kritikon vendet që ende po blejnë naftë ruse
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar vendet evropiane që po vazhdojnë të blejnë naftë ruse.
Në një intervistë me BBC, i pari i shtetit ukrainas veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar ata për bllokimin e përpjekjeve rreth vendosjes së një embargoje ndaj shitjes së energjisë, ku Rusia fiton mbi 300 miliardë euro në vit.
Ka pasur një zhgënjim në rritje në mesin e udhëheqjes së Ukrainës me Berlinin, i cili ka mbështetur disa sanksione kundër Rusisë, por deri më tani u ka rezistuar thirrjeve për të mbështetur veprime më të ashpra për shitjet e naftës.
“Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më një çështje biznesi dhe parash”, tha Zelensky, duke shtuar “se është çështje mbijetese”.
Presidenti gjithashtu përsëriti thirrjet për furnizimin me më shumë armë, duke thënë se ato nuk po i merrnin aq shpejt sa për të shmangur sulmin e Rusisë.
Ukraina tani po përballet me një sulm në lindje dhe jug, teksa Rusia përpiqet të aneksojë më shumë territor se sa Krimeja në vitin 2014./BBC
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër













