Lajme
Zelensky: Nuk kemi nevojë për prognoza rreth pushtimit të mundshëm rus, por për ndihmë ushtarake
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina nuk ka nevojë për prognoza të datave se kur Rusia mund të fillojë pushtimin, por ndihmë ushtarake dhe investime.
Pavarësisht paralajmërimeve që personeli i ambasadave të huaja të mos e braktisin Ukrainën, Zelensky nga Minheni, ku shkoi për të marrë pjesë në konferencën për siguri, pati një mesazh për të gjithë.
“Nëse doni ta ndihmoni Ukrainën, nuk kemi nevojë për data të pushtimit të mundshëm, do të mbrohemi nga të gjitha datat, kemi nevojë për armatim, forcim të ekonomisë përmes investimeve apo marrjes së kredive”, tha Zelensky.
Ai theksoi se nuk mund të flasë në baza ditore nëse nesër do të ketë luftë.
“Si do të funksionojë ekonomia jonë nëse çdo ditë pritet pushtimi. A mund të jetohet në një shtet të tillë? Jo”, tha presidenti ukrainas, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell Albinfo.ch.
Zelensky shtoi se nuk duhet bërë panik, pasi prej tetë vjetësh po ballafaqohen me agresionin rus dhe se e dinë se çfarë duhet bërë e çfarë jo.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












