Lajme
Zelensky pritet në Shtëpinë e Bardhë si hero
Pas 10 muajsh luftë në Ukrainë, presidenti i këtij vendi, Volodimir Zelensky, për herë të parë është larguar nga vendi. Ai ka arritur në SHBA, ku është pritur nga presidenti i këtij vendi, Joe Biden.
“Para së gjithash u falënderoj, është një nder i madh të jem këtu”, i tha Zelensky presidentit amerikan gjatë takimit në Zyrën Ovale.
Presidenti ukrainas, i cili tha se kishte dashur të vinte në Shtetet e Bashkuara më herët, falënderoi presidentin Biden, Kongresin dhe amerikanët e zakonshëm për mbështetjen e dhënë ndaj vendit të tij, transmeton voa, përcjell albinfo.ch.
Gjatë takimit Zelensky i dha Biden, një medalje për merita ushtarake, ofruar nga një ushtarak ukrainas. Biden premtoi t’i jepte në këmbim ushtarakut ukrainas, një medalje nga një prej fushëbetejave ku janë përfshirë trupat amerikane, Iraku, ku ka luftuar edhe djali i tij Beau Biden.
“Ti je njeriu i vitit”, i tha Presidenti Biden Zelenskiy, duke iu referuar vendimit të revistës “Time” për ta vendosur atë në kopertinë.
Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin po përshkallëzon sulmet ndaj civilëve dhe po përpiqet të përdorë dimrin si armë.
Zelenskiy tha se do të zhvillonte bisedime me zotin Biden për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Kievit kundër sulmeve shkatërruese të Rusisë.
Po sot administrata e Presidentit Biden njoftoi një pakete të re ndihme ushtarake prej 1.8 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin edhe sistemin e avancuar të raketave, ‘Patriot’.
.
Video
https://fb.watch/hzh4W_JQMQ/
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?













